Filluan Garat Kur’anore për studentët iranianë në Qendrën Islame ‘Imam Ali’, në Hamburg, Gjermani
Faza e fundit e edicionit të parë të Garave Kur’anore për studentët iranianë që jetojnë në Europë filloi më 4 mars 2016 në Qendrën Islame ’Imam Ali’ në Hamburg, Gjermani
Muhammed Mahdi Mumeni, drejtor i shkollave Islame iraniane në Evropë, Amerikë dhe Kanada, tha se programi filloi në orën 7 sipas orës lokale, me pjesëmarrjen e nxënësve iranianë që jetojnë në 15-të shtete evropiane, mësuesëve, drejtorëve të disa shkollave, si dhe disa zyrtarëve iranianë në Gjermani.
Një video klip paraqiti udhëzimet e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei në lidhje me mësimin e Kur'anit, ishta pika e parë në fillim të programit.
Huxhet ul Islam Ansari, përfaqësuesi për kulturër i Qendrës Islamike, në një fjalim gjatë ceremonisë theksoi rëndësinë e të mësuarit të Kur’anit të Shenjtë dhe mbajtjen e Garave të Kur'anit.
Programi përfundoi me performancën Tavashih nga grupi Alghadir.
Muhammed Mahdi Mumeni, drejtor i shkollave Islame iraniane, në Evropë, Amerikë dhe Kanada vuri në dukje se pjesëmarrësit konkurojnë në mësimin përmendësh të Kur'anit, këndimin e Kur’anit, ezanin, (thirrja për namaz) dhe konceptet Kur'anore.
Burimi: IQNA News