Sejjid Hasan Nasrallah

Pa mobilizimin e popullit, ISIS-i do të ishte tani në pallatet e sunduesve arabë

Sekretari i Përgjithshëm i ‘Hizbullahut’,  Sejjid Hassan Nasrallah
Sekretari i Përgjithshëm i ‘Hizbullahut’, Sejjid Hassan Nasrallah

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze të Rezistencës ‘Hizbullah’  tha se po të mos kishte qenë mobilizimi  popullor kundër grupit terrorist ISIS në Irak, grupi tekfirist do të kishte qenë në pallatet e sundimtarëve arabë deri tani.

Gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë televiziv të dielën, Sejjid Hassan  Nasrallah theksoi gjithashtu kontributin e Hizbullahut në luftën kundër ISIS në Irak dhe Siri.

Ai vuri në dukje se ISIS  ka kryer krime kundër të gjithë irakianëve, duke përfshirë  muslimanët shiitë  dhe sunnitë, duke theksuar se ajo që i bëri ISIS  muslimanëve sunnitë  ishte edhe më e keqe se ajo që i bëri muslimanëve shiitë.

Sejjid Nasrallah  ka kritikuar një vendim të fundit nga ana e shteteve arabe anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik që vuri në listë  Hizbullahun si një grup terrorist, duke thënë se shtetet arabe duhet të kishin shkuar në Irak për të mbrojtur irakianët kundër terrorizmit dhe jo të përshkruajnë ata që mbrojnë Irakun si terroristë.

Ai gjithashtu theksoi Hizbullah nuk prêt asnjë urdhër për të filluar luftën e tij anti-terror në Siri dhe ai plotëson vetëm angazhimin e tij fetar.

Javën e kaluar, gjashtë-shtete arabe anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik lëshuan ​​një deklaratë ku etiketohet Hizbullahu si një organizatë terroriste. Blloku i shteteve arabe  përfshin Bahrejnin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë  Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Diku tjetër udhëheqësi i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah tha se ata që supozojmë se regjimet arabe do të mbrojë Libanin  i  kanë mbështetur shpresat e tyre në një fantazi.

Sikur Libani të kishte pritur për një strategji të unifikuar arabe përballë Izraelit në vend të zgjedhjes për të rezistuar kundër regjimit okupues , atëherë fati i këtij territori do të ishte i njëjtë me fatin e territoreve që Izraeli i ka marrë nën kontroll, tha ai .  

Shumë prej këtyre shteteve  arabe sot, që na kanë përcaktuar si terroristë, çfarë duhet të bëjnë me këtë rezistencë dhe me këto fitore dhe me këto arritje?, ka thënë Nasrallah.

Izraeli filloi ​​një ofensivë të madhe në Liban dhjetë vjet më parë nën pretekstin për të liruar ushtarët izraelitë të zënur nga Hizbullahu në Libanin e Jugut.  Pushtimi  nga Izraeli mori jetën e rreth 1200 personave libanezë, shumica prej tyre civilë.

Regjimi  i Tel Avivit  ishte, megjithatë, i detyruar të tërhiqen pa arritur asnjë nga objektivat e tij, pasi luftëtarët e Hizbullahut  i bënë  një rezistencë të madhe ndaj ushtrisë izraelite.

Në atë kohë, ne u thamë atyre (shteteve arabe) nuk dua asgjë nga ju ... Sot, ne gjithashtu u themi atyre, këtyre regjimeve, Ne nuk duam asgjë nga ju. Ne nuk duam para, as nuk duam armë, as nuk duam përkrahje apo bekim, tha ai. Vetëm neve me këtë rezistencë na leni rehat, lëni këtë vend rehat dhe  lëni këtë popull  rehat .

Ai fajësoi disa regjime arabe që bëjnë komplot kundër të gjithë atyre që luftojnë kundër Izraelit.     

Fjalimi Nasrallahut u trasmetue në një ceremoni të mbajtur në Bejrut për të përkujtuar komandanitn dëshmor të Hizbullahit,  Ali Fajad.

Ali Fajad u vra muajin e kaluar në luftën kundër terroristëve tekfiristë të përkrahur nga të huajt në provincën veriore siriane të Halepit.

Funerali i tij u mbajt të premten, më 26 shkurt 2016, me pjesëmarrjen e një numri të madh të popullit në jug të Libanit.

Ali Fajad ishte i njohur edhe si Alaa i Bosnjës sepse kishte marrë  pjesë në luftën e Bosnjës në mbrojtjen e muslimanëve të pafajshëm boshnjakë kundër agresionit serb në vitet 1990-ta.

Burimi: IQNA News