Hezbollahu ka ndihmuar edhe myslimanët në Bosnjë
Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut sejjid Hasan Nasrullahu ka mbajt një fjalim në takimin komemorativ për shehidin Al Faxhad, të njohur edhe me nofkën haxhi Ala Bosnavi. Përveç tjerash ai ka folur edhepër çështjen e emërtimit të Hezbollahut si organizatë teroriste nga Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik. “Ky veprim është vazhdimi i strategjisë së mëprashme të faktorëve të caktuar.Por këta të njëjtit që kanë miratuar këtë veprim duhet të dijnë se pikërisht Hezbollahu libanez me rezistencën ndaj agresorit dhe okupatorit izraelit e ka kthyer nderin e krenarisë të të gjithë arabëve”. Këtë fjalim Nasrallahu e mbajti në rajonin Ensar në jug të Libanit dhe me këtë rast ka deklaruar:” Po të mos rezistonim tani cionistët do të udhëheqnin me Libanin. A ekziston vendi arab i cili ka guxim që Hezbollahut libanez t’i dërgojë armatim ose çfarëdo ndihmë financiare? Çdo kush që konsideron se Unioni arab duhet të mbrojë Libanin në raport me armiqët thellë mashtrohet. Ata të cilët me të vërtet e mbështesin Libanin janë ushtria e tij, popullsia e tij dhe Lëvizja e rezistencës Hezbollahu. Ky guxim i brendshëm dhe kapacitetet e pakufizuara kanë vendosur Libanin nën mbështetjen e vet.Ndërsa lidhur me veprimet e Arabisë Saudite ka thënë:” Sauditët gjenden në krye të çdo komploti kundër çdo sistemi shtetëror apo armatës së çfarëdo vend arab i cili ka qëllim të luftojë kundër regjimit cionist izraelit ose i cili punon në rikthimin e nderit dhe krenarisë së kombit arab”.
Sejjid Hasan Nasrullahu ka thënë edhe këtë:”Kemi shkuar edhe në Bosnjë e Hercegovinë për të ndhmuar popullit boshnjak të cilin çdo ditë e vrisnin. Haxhi Ala e ka braktis familjen dhe shtëpinë për të luftuar dhe mbrojtur myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës”.
“Pse na përgojojnë dhe thonë se Hezbollahu anon në ndarjet sektare. A qenkan myslimanët e Bosnjës shiit që kemi shkuar t’i ndihmojmë në mbrojtjen dhe rezistencën e tyre?Dëmin të cilin grupi terorist i ISIS-it ka sjell popullatës sunite irakiane është shumëfish më i madh nga dëmi të cilin i kanë sjellë shiitëve irakian”.