İran

Studentët e huaj nga 123 vende studiojnë në Iran

Studentë nga 123 vende janë duke studiuar në universitete iraniane, tha ministri i shkencës, kërkimit shkencor dhe teknologjisë  i Iranit.

Muhammed Farhadi tha se më shumë se 35.000 studentë nga kontinente të ndryshme janë duke studiuar në universitete iraniane dhe qendrat  akademike.

Ai shtoi se rreth 50 për qind e studentëve të huaj studiojnë shkencat shoqërore, 30 për qind janë të regjistruar në fakultetet teknike dhe inxhinierike,  17 për qind mjekësinë, dhe pjesa e mbetur prej tre për qind janë studentë të arteve. 

Zyrtari, i cili kishte mbajtur një fjalim në një mbledhje të të diplomuarve jo-iranian në qytetin jugor të Shirazit, tha se universitete iraniane kanë  punuar shumë për të promovuar pozitën e tyre ndërkombëtare, duke thënë se Irani  është i gatshëm për të pranuar studentë nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine.

Irani ende mbetet prapa disa shtete të Lindjes së  Mesme, kur është fjala për numrin e shtetasve të huaj që pranohen në qendrat e saj akademike. Irani  është duke bërë përpjekje për të tërhequr më shumë studentë të huaj në universitetet e tij private dhe publike.