İran

Ali Akbar Velajati: Vehabitë, tekfiristët shkaktojnë devijim në Islam

Ali Akbar Velajati, kryetari i Qendrës Kërkimore Strategjike të Këshillit të Mirëqenies të Iranit.
Ali Akbar Velajati, kryetari i Qendrës Kërkimore Strategjike të Këshillit të Mirëqenies të Iranit.

Një nga problemet me të cilat ballafaqohen muslimanët është devijimi në kulturën islame të shkaktuara nga vehabistët dhe takfiristët,

Devijimi në kulturën islame është krijuar nga vehabistët dhe tekfiristët dhe ata e kanë përfaqësuar gabimisht Islamin si tekfiristë  dhe Islamin si ekstremist, tha Ali Akbar Velajati në një konferencë  për ekstremizmin të martën.

Duke iu referuar vehabistëve dhe takfiristëve, Ali Akbar  Velajati ka thënë se në këtë mënyrë ata paraqesin një imazh të shtrembëruar të Islamit.

Kjo është bërë me mbështetjen e Perëndimit; një komplot për të dëmtuar imazhin e Islamit, tha ai.

Ndihmësi i liderit suprem, Ajetullah Sejjid el Hamenei gjithashtu tha se krijimi i grupit terrorist të al-Kaidës në Afganistan dhe Daesh, i njohur gjithashtu si ISIS, në Irak dhe Siri nga Perëndimi ka për qëllim për të portretizuar, paraqitur,  Islamin si një fe ekstremiste.

Ali Akbar Velajati tha se Revolucioni Islamik në Iran ka ringjallur dhe rindërtuar kulturën Islame.

'Revolucioni Islamik ka përdorur kulturën si një mjet për të eksportuar revolucionin dhe konceptet e saj themelore për botën.

Burimi: IRNA