Erdogani i mbyll me forcë mediat turke.
Përmes një vendimi antikushtetues, një gjykatë turke ka sekuestruar asetet e gazetës “Zaman” dhe ka caktuar administrator shtetërorë për të menaxhuar gazetën.
Gazeta Zaman është gazeta e më e madhe turke me rreth 700 mijë shitje mesatare
ditore, dhe media opozitare më e madhe në vend.
Kjo gazetë njihet edhe se është e afërt me
lëvizjen Hizmet të klerikut Fethullah Gulen, i cili aktualisht jeton në mërgim
në Shtetet e Bashkuara.
Edhe Bashkimi Europian dhe Stejt Departamenti amerikan kanë reaguar në lidhje me këtë vendim, duke e cilësuar si shqetësues për demokracinë.
Mediat franceze kanë reaguar pas mbylljes me
forcë nga ana eErdogan të medias më të madhe opozitare në Turqi, gazetësZaman.
Ato e kanë quajtur si aktin e fundit të
vendosjes së një shteti diktatorial në Turqi rastin e mbylles së gazetës “Zaman”.
Televizioni francez LCP ka botuar dhe
karikaturën e ditës për këtë ngjarje duke pikturuar Presidentin e Turqisë Erdoganme një kovë me boje të kuqe që lyen logon e gazetës Zaman.
Sipas kushtetutës turke, në asnjë rast nuk lejohet
sekuestrimi i asteve të mediave, kushdoqoftë ajo arsyeja.Ky nuk është vendimi i parë për sekuestrim mediash opozitare në Turqi.
Ndërkohë, përmes një deklaratë për shtyp, gazeta “Zaman” deklaroi se vendi po
shkonte drejt “ditëve më të errëta e më të zymta” sa i takon lirisë së shtypit.