Siria

Analisti: Asadi mund t’i fitojë lehtë zgjedhjet e ardhshme

Një komentator politik tha se presidenti sirian Bashar al-Asad ka popullaritet të mjaftueshëm për t’i “fituar lehtë” zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vendin arab, raporton Press TV.

Në një intervistë të shtunën aktivisti sirian Ammar Ëaqqaf tha se e ashtuquajtura opozita siriane kërkokn ta largojë presidentin Asad përpara ço fushate zgjedhore, pasi ata janë të vetëdijshëm se ai mund të “fitojë lehtë” garën e ardhshme presidenciale.

Analisti tha se opozita e mbështetur nga të huajt dhe Perëndimi e kanë kuptuar se “presidenti Asad ka popullaritet të mjaftueshëm në terren për t’i bërë ballë çdo kandidati të mundshëm” të propozuar nga opozita, duke theksuar se lideri sirian “nuk është rivalizuar vërtetë”.

Ai gjithashtu, vuri në dukje ndarjet e thella mes anëtarëve të të ashtuquajturit Koalicioni Kombëtar Sirian (Syrian National Coalition [SNC]), duke thënë se anëtarët nuk e “dëgjojnë” shefin e këtij koalicioni Ahmad al-Jarba-n, i cili “i ka lënë njërëzit vetëm në terren.”

Waqqaf-i e bëri këtë koment në lidhje me konferencën e paqës, të quajtur Gjeneva II, e cila po mbahet në Zvicer që prej datës 22 janar. Bisedimet kanë për qëllim dhënien fund të gati tre viteve dhunë në Siri të sponsorizuar nga jashtë.

E ashtuquajtura opozita siriane dhe mbështetësit e saj perëndimorë këmbëngulin që Asadi të tërhiqet dhe të formohet një qeveri tranzitore në Siri. Por, Damasku e ka refuzuar një kërkesë të tillë, duke thënë se se koalicioni i mbështetur nga të huajt nuk përfaqëson opozitën siriane.

Në maj të 2013-ës predienti sirian tha se do të kërkonte të rizgjidhej nëse sirianët duan që ai të kandidojë në zgjedhje presidenciale të 2014-ës, duke shtuar se “ nëse e ndiej se ka nëvojë për kandidaturën time, dhe kjo do të vendoset pas konsultimit me popullin, atëherë nuk do të hezitoj të qëndroj.”