Konferencë Ndërkombëtare në Londër : Për veprën Sahifah al-Saxhxhaddijeh
Qendra Islamike e Anglisë në Londër të shtunën ka mbajtur një Konferencë Ndërkombëtare mbi veprën Sahifah al-Saxhxhadijeh.
Studiuesit e pranishëm në konferencë njëditore kanë paraqitur kumtesa dhe diskutuan aspektet historike, fetare dhe shpirtërore të veprës Sahifah Saxhxhadijeh, një koleksion prej 75 lutjesh të Imam Saxhxhadit (a.s.).
Sipas faqes të internetit të Qendrës Islamike të Anglisë, kumtesat, fjalimet, diskutimet janë paraqitur në anglisht dhe arabisht.
Huxhet ul Islam Sejjid Abdul Munom Sudani nga Sudani në fjalimin e tij në seancën në gjuhën arabe të konferencës, theksoi rolin e Imam Saxhxhadit (a.s), sidomos pas betejës së Qerbelasë në vitin 680 pas Krishtit, duke thënë se Imam Sexhxhadi (a.s.) zgjodhi lutje edhe si një metodë e luftimit të shtypësve të kohës dhe gjithashtu një mënyrë për të prezantuar mësimet hyjnore tek njerëzit.
Ai theksoi se mund të mësojmë nga të gjitha lutjet e Sahifah Saxhxhadijes në familje të ndryshme, nga aspekti social, dhe aspektet shpirtërore.
Imad Hamrun, Kryetar i Shoqatës së Ehl-ul-Bejtit (a.s.) në Paris, ishte një tjetër folës në sesionin në gjuhën arabe.
Ai e përshkroi veprën Sahifah Saxhxhadijah si një libër i mirësisë, paqes dhe miqësisë.
Ai gjithashtu vuri në dukje se kohën e Imamatit të Imam Saxhxhatit (a.s.) ishte një epokë kur identiteti Shia kishte marrë formën si një identitet i afërt dhe mendimi politik i Islamit është duke u themeluar.
Në seancën e gjuhës angleze, Gwen Griffith Dickson, profesor i filozofisë dhe teologjisë në Kolexhin Gresham në Londër, diskutuan rreth Sahifah Saxhxhadijeh në aspektin e spiritualitetit jetësor.
Ajo tha se për ata që kërkojnë shpirtëroren në jetën e tyre përditshme, libri Sahifah Saxhxhadijah zbulon shtresa të ndryshme të shpirtit, misticizmit dhe mendimit.
Ajo tha se Sahifah Saxhxhadijah nuk duhet të shihet si një përshkrim i jetës të Imam Saxhxhadit. Prof. Dickson ka shtuar se ulje-ngritjet e jetës së njeriut mund të shihen në të gjitha lutjet e librit, ulje-ngritje që mund të jeni më afër Zotit.
Folësja e radhës ishte Dr. Rebecca Mastertone e cila theksoi se tradita e Irfanit (sufizimit) i ka borxh Islamit Shia.
Ajo tha se shumë nga konceptet e përdorura në Irfan janë përmendur më herët nga Imamët Shia.
Huxhet ul Islam Mueammad Ali Shomali, kryetar i Qendrës Islamike të Anglisë, në fjalimin e tij foli për marrëdhënien e njeriut me Zotin sipas pikëpamjes të Imam Saxhxhadit (a.s.).
Ai gjithashtu theksoi se imamët (a.s., duke përfshirë edhe Imam Saxhxhadin e kenë mësuar njerëzimin se si t'i lutet Zotit.
Konferenca përfundoi me një sesion me pyetje dhe përgjigje.
Burimi: IQNA News