Forumi i Kater (4 ) Ndërkombëtar i Hulumtuesve të Kur’anit në Marok
Qendra Mubdi '' për Studime Shkencore në Marok do të organizojë edicionin e Katër (4) të një Forumi Ndërkombëtar i Studiuesve të Kur'anit nga 14 Prilli deri më 16 prill 2017 në qytetin Fes të Marokut.
Fipas Meknespress , Frazat Kur'anore dhe Lidhja me Shkenca të Ndryshme, është tema kryesore e Forumit, që do të organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Dijetarëve Muhamedija të Marokut.
Objektivi i programit tre ditor është të paraqesë një fjalor të koncepteve praktike të Kur’anit të Shenjtë që të ndihmon për të aplikuar mësimet Kur'anore në aspekte të ndryshme të jetës.
Lidhja midis termave Kur'anore dhe fetare, humane dhe shkencore do të analizohen në këtë Forum Ndërkombëtar.
Këshilli organizues i programit ka ftuar të gjitha universitetet Islame, fakultetet Kur'anore, Qendrat Edukative-Arsimore dhe Kërkimore të Kur'anit, dhe Seminare dhe Institute Ndërkombëtare duke përfshirë edhe ekspertë dhe veprimtarë të Kur’anit janë ftuar të marrin pjesë në forum.
Kumtesat abstrakte për program duhet të shkruhen në maksimum në dy faqe dhe të postohen me email te komisioni apo këshilli organizativ para muajit prill 2016.
Kumtesat shkencore do të vlerësohen dhe ato që do të pranohen do të selektohen në forum deri në muajin janar, 2017.
Burimi: IQNA News