Terroristi i ISIS-it: Sirianët nuk na duan
Gazetari, në reportazhin që dha nëpërmjet Skype, për Russia Today, duke u lënë vend informacioneve më interesante u shpreh kështu: “Vetë njerëzit e ISIS më kanë thënë se, nëse do të bëheshin zgjedhje në Rakka për shkak të shumë arsyejeve do të fitonte Esadi, se rrogat e tyre paguhen ende nga Esadi dhe se ISIS nuk duhet nga populli.”
Jurgen Todenhofer, gazetari i parë perëndimor
të cilit iu dha leje të hynte në territoret që janë nën kontrollin e ISIS ka bërë
deklarata interesante për Russia Today rreth atyre që ka dëshmuar në këto
rajone. Gazetari u shpreh se ndjen shqetësimin se, pavarësisht zbatimit të
armëpushimit, politikanët amerikanë për të shpërbërë Sirinë po përgatitur për
ta futur përsëri në një periudhë lufte.
Jurgen Todenhofer, duke iu referuar sulmeve
të koalicionit amerikan kundrejt grupimit terrorist në Siri, u shpreh se: “Nëse
amerikanët thonë se ISIS po humbet territor, kjo nuk është e vërtetë.
Bombardimi i ISIS nga koalicioni i ndikon ata, megjithatë ata forcohen nga kjo
gjë duke qenë se i hap rrugë vrasjes së civilëve. Për çdo fëmijë të vrarë nga
bombardimet e SHBA-së kundrejt ISIS-it shfaqen nga 100 terroristë. Luftërat e
Perëndimit kundrejt terrorizmit kanë krijuar grupime terroriste të reja dhe më
të forta. Armatimet perëndimore të dërguara Ushtrisë së Lirë Siriane, në fund
po i shiten ISIS për t’u përdorur kundrejt Perëndimit”
Gazetari, në reportazhin që dha nëpërmjet Skype, për
Russia Today, duke u lënë vend informacioneve më interesante u shpreh kështu:
“Vetë njerëzit e ISIS më kanë thënë se, nëse do të bëheshin zgjedhje në Rakka për shkak të shumë arsyejeve do të fitonte Esadi, se rrogat e tyre paguhen ende nga Esadi dhe se ISIS nuk duhet nga populli.”
Todenhofer, i cili pasi arriti të
komunikonte me ISIS nëpërmjet mediave sociale, arriti me sukses vizitonte dhe
të rrinte për 10 ditë në territoret që kontrollohen nga organizata theksoi se: Në
pjesën e medias të ISIS të parat renditen Anglia dhe Gjermania, 70% e
luftëtarëve të ISIS-it nuk janë sirianë dhe se kjo gjendje shihet si pushtim në
sytë e polullit.
Todenhofer, i cili i ka kritikuar shumë herë
perëndimorët për ndërhyrjet ushtarake që kanë bërë në rajon tha se Washingtoni
duhet të heqë dorë nga të hedhurit benzinë zjarrit vdekjeprurës dhe shtoi se:
“ShBA copëtoi Irakun dhe Libinë, tashmë mund të ndajë Sirinë në katër a pesë
pjesë. Shtetet e copëtuara janë shtetë të dobëta dhe kamë përshtypjen se disa
politikanë amerikanë dëshirojnë tëshohin shtete të dobëta në Lindjen e Mesme.”
Todenhofer u shpreh se Ato që simpatizantën e ISIS bëjnë në pikpamjen e Islamit nuk janë në favor të Islamit dhe tregojnë se luftojnë kundrejt Islamit. Ata dëshirojnë rrezik për Islamin dhe shumica e atyre që vrasin në Lindjen e Mesme janë vendas muslimanë.
Burimi: Medya Şafak