Iraku

Forcat Kurde zbuluan tunelet e ISIS-it

Një rrjet i thellë i tuneleve nëntokësore është zbuluar në Irak, duke treguar se si ISIS kishte bërë rrugët për të ikur nga luftëtarët e po ashtu për t’u ruajtur nga sulmet ajrore.

Tunelet janë zbuluar nga forcat kurde, të cilët ja kanë dalë që të rimarrin shumicën e qytetit të Sinjar, transmeton koha.net.

Strofullat në tokë, disa nga të cilat janë deri në 10 metra të thella, kanë bërë që luftëtarët e ISIS të fshihen dhe të lëvizin lirshëm gjatë sulmeve ajrore.

Edhe pse mbi 70 tunele janë zbuluar deri më tani, forcat kurde dhe irakiane thonë se shumë tunele sekrete me nivele janë ndërtuar në të gjithë qytetin.