Amerike

SHBA, simbol i shkeljes së të drejtave të njeriut në të gjithë globin

Shembujt e qartë të shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e SHBA në vitin 2013 janë përpunuar në një ceremoni në Universitetin e Teheranit. Ligjvënësi i lartë iranian, Alaeddin Borouxherdi, në një fjalim në këtë ceremoni, ditën e hënë, theksoi se shumica e terroristëve që veprojnë në Siri janë të përkrahur nga SHBA dhe SHBA është partner në krimet e kryera nga këto veprime.


     Për më tepër, Zëvendës – Kryetari i Kuvendit (Mexhlisit) të Iranit,  Muhammed Hassan Abu - Turabifard, nga ana e tij, duke iu referuar shifrave tronditëse statistikore mbi shkeljen e të drejtave të grave në SHBA, duke shtuar se gratë janë viktima të përdhunimit dhe dhunës në SHBA .


      Sipas këtij deputeti të njohur, të rangut të lartë, bazuar në të dhënat statistikore të publikuara nga Instituti Kombëtar i Drejtësisë në SHBA , çdo vit pothuajse 60.000 gra janë të përdhunuar në SHBA, dhe shuma e  përgjithshme del se janë 20 milionë gra janë përdhunuar në SHBA .


     Shkelja e të drejtave të njeriut nga SHBA-ja ka marrë dimensione të reja në dhe nga SHBA, e cila pretendon se është kampion për të drejtat e njeriut. Rastet e gjalla të shkeljes së të drejtave të njeriut nga SHBA përfshijnë shkelje të të drejtave të afrikano-amerikanëve, torturimin e të burgosurve në tokën amerikane dhe burgjet amerikane në vende të  tjera, shkelje të privatësisë së popullit amerikan dhe mbështetjen e SHBA për grupet terroriste.


     Burgu  i Guantanamos është shembull i qartë i shkeljes së të drejtave dhe torturimit të të burgosurve nga ana e SHBA. Presidenti amerikan , Barak Obama bën përpjekje që burgu në Guantanamo të mbyllet.   Qindra të burgosur, të cilët janë kryesisht nga vendet arabe dhe afrikane, janë të burgosur në këtë burg pa u njoftuar për akuzat kundër tyre. Këta të burgosur janë torturuar fizikisht dhe mentalisht nën pretekstin e bashkëpunimit me terroristët.


      Tortura me ujë dhe të ushqyerit e detyrueshëm të të burgosurve janë metoda të zakonshme të torturës në këtë burg. Pas grevës së urisë të të burgosurve të Guantanamos në vitin 2013,  gardianët amerikan i kanë  detyruar të burgosurit e Guantanamos për t’u ushqyer. Human Rights Watch, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, dhe të Drejtat e    Njeriut të OKB-së kanë njoftuar se të ushqyerit e detyruar është shembull i qartë i shkeljeve së të drejtave të njeriut.


     Për më tepër, spiunazhi për amerikanët është i zakonshëm  dhe për njerëzit dhe udhëheqësit e vendeve të tjera është një tjetër rast i shkeljes së të drejtave të njeriut nga SHBA. 

  

     Organizatat e Sigurisë  të Administratës të SHBA, përveç monitorimit dhe regjistrimit të thirrjeve telefonike, kanë shkelur  privatësinë e përdoruesve të internetit në një shkallë të madhe në vitin 2013.

 

     Në fakt, Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA ka spiunuar miliona emaila dhe mijëra përdorues të Facebook, vitin e kaluar. Sipas  amerikanit, Edward Snowden, SHBA ka spiunuar, gjithashtu, krerët e të shteteve të ndryshme, sidomos aleatët e saj evropianë.


     Bashkëpunimi me grupet terroriste  dhe indiferenca ndaj krimeve monstruoze të kryera nga këta operativë, është një tjetër shembull i shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e SHBA .


     E gjithë kjo dëshmon se Shtëpia e Bardhë merr avantazhin e çështjes së të drejtave të njeriut si një mjet për përmbushjen e interesave të saj.