Prizreni i gatshëm për refugjatët Sirian
Komuna e Prizrenit është e vetmja në Kosovë që është përgatitur për pritjen e refugjatëve sirianë, edhe pse nuk ka pasur deri tashti ndonjë kërkesë për strehimin e tyre.
Në tetor të vitit të kaluar në Prizren është krijuar Komisioni i ashtuquajtur KDI, prë të cilin komision qytetarët nuk janë të njoftuar dhe se nuk ka pasur shumë punë, mirëpo vazhdon të jetë funksional.
Në KDI thonë se komuna e Prizrenit vazhdimisht ka pasur praktika të tilla të formimit të komisione të cilëve nuk u ka gjetur punë.
Naim Cahani nga KDI ka deklaruar se formimi i një komisioni të tillë është i kot.
E të panevojshëm e të çuditshëm këto komisione janë edhe për opozitën.
Mirëpo në komunë e arsyetojnë formimin e këtij komisioni, edhe pse sirian refugjatë nuk janë parë në qytetin e Prizrenit, as që janë ofruar strehim dikujt prej tyre, por komisioni ekziston, i cili me siguri se i arsyeton financat e veta se ku shpenzohen e kush ndihmohet.