Në Bosnjë gjysmë milion njerëz kërkojnë punë
Rreth 540 mijë njerëz kërkojnë punë në Bosnjë e Hercegovinë, për shkak të cilit shkalla e papunësisë së regjistruar në vend është 42,9% janë këto shenimet nga Agjencioni për punë dhe punësim i Bosnjës e Hercegovinës. Edhe pse është fjala për shenimet dramatike, vlerësohet se shkalla e papunësisë reale në Bosnjë e Hercegovinë pikërisht është 27%, pasi që një numër i konsideruar i personave të cilët janë në regjistrat e Agjencionit për punë dhe punësim fitojnë për jetën e vet duke u marr me veprimtari të ndryshme por nuk janë të regjistruar.
Duke marrë parasysh ekonominë e zgjeruar gri në Bosnjë e Hercegovinë, pikërisht këtë shkallë të papunësisë e marrin si pikë referuese në analizat e veta organizatat ndërkombëtare financiare sikurse Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Sipas shënimeve të fundit në Bosnjë e Hercegovinë, në fund të janarit në evidencat e të papunëve gjendeshin gjithsejtë 539.098 njerëz dhe për më shumë se 0,28% është më i madh në krahasim me muajt e caktuar gjatë vitit 2015.
Pjesëmarrja e grave në mesin e të papunëve arrin në 51%, ndërsa në mesin e atyre të cilët kërkojnë punë grupin më të madh e përbëjnë punëtorët e kualifikuar të cilët përbëjnë 1/3 e numrit të gjithëmbarshëm të të papunëve të regjistruar. Sipas shënimeve të Agjencionit për punë dhe punësim në Bosnjë dhe Hercegovinë në fund të vitit 2015 në këtë vend në marrëdhënje pune në kompanitë e regjistruar ishin gjithsejtë 715 mijë të punësuar.
Burimi: Al Jazeera