Një delegacion i krishterë i nivelit të lartë nga Washingtoni vizitoi Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut në Naxhaf, Irak
Një delegacion i krishterë erdhi nga Washingtoni për të vizituar Xhaminë, Mauzoleun, e Shenjtë të Imam Aliut.
Një delegacion i krishterë erdhi nga Washingtoni i shoqëruar nga zyrtarët e Dar al-Ilm (Shtëpia e Dijes) që i përket autoritetit më të lartë fetar të muslimanëve shiitëve të ndjerit, ImamAbu el-Kasimal-Khoei, vizitoi Xhaminë, Mauzoleun, e Shenjtë të Imam Aliut. Sejjid Nazar Habl Al-Matin, Sekretari i Përgjithshëm i Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut dhe disa anëtarë të Bordit të Drejtorëve priti delegacionin. Në këtë delegacioni ishte Kardinali i Kishës Katolike, Theodore Michael Carrick, Peshkopi i Kishës Anglikane, dhe ish-diplomatin John Bryson Chane.
Sejjid Nazar Habl Al-Matien e mirëpriti ngrohtësisht delegacionin. Ai u dha atyre shpjegime të hollësishme rreth zhvillimit historik të Xhamisë së Shenjtë, Mauzoleut, të Imam Aliut. Ai gjithashtu shkurtimisht ju shpjegoi rreth projekteve të ndryshme që Sekretariati i Përgjithshëm i Xhamisë së Shenjtë, Mauzoleut, do të ndërmerr. Projektet do t’u shërbejnë miliona vizitorëve, në veçanti me zgjerimin e Mauzoleut të Shenjtë, si dhe duke u shërbyer miliona vizitorëve në raste të rëndësishme si ajo e përkujtimit të vdekjes së Pejgamberit (a.s.) dhe të Arbainit (me rastin e ditës së dyzetë pas vdekjes së Imam Husseinit (a.s.).
Sekretari i Përgjithshëm i Mauzoleut të Shenjtë të Imam Aliut pohoi se ky vend i shenjtë është vend fetar, vend i humanizmit, për të gjitha grupet etnike, sektet dhe racat. Ai kërkoi nga të gjithë udhëheqësit fetarë që të përhapin Islamin e vërtetë të bazuar në Kur'anin e Shenjtë, Pejgamberin, Muhammed (a.s.) dhe Familjen e Tij. Qyteti i Shenjtë i Naxhafit është qyteti i paqes, i dashurisë dhe humanizmit. ''
Delegacioni ka treguar respektin, krenarinë e tyre të thellë duke u nderuar me vizitën e tyre kushëririn e Pejgamberit të Islamit. Ata thanë '' Ne jemi shumë të lumtur që vizituam monumentet historike, Xhaminë e Shenjtë dhe Mauzoleun e Imam Aliut. Të jesh këtu konsiderohet një hap komunikimi mes personazheve fetare dhe bashkëpunimi mes institucioneve shkencore dhe intellektualëve.
Xhamia e Shenjtë e Imam Aliut është konsideruar si një nga vendet ku parim është bashkëjetesa paqësore dhe pranimi i komuniteteve të ndyshme është miratuar. Kjo është e dukshme sepse në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut vijnë vizitërorë nga besime të ndryshme, sekte të ndryshme dhe grupe të ndryshme etnike. ''
Delegacioni e përfundojë vizitën e tyre në një turne nëpër korridoret e ndryshme të Xhamisë së Shenjt dhe më në fund vizituan varrin e Imam Ebu el-Kasim al-Khoei, një autoritet i lartë musliman shia.
Burimi: Imam Ali