Ministri i Kulturës: Planifikohet Parku Kur'anor në qytetin e shenjtë të Iranit
Ministri i Kulturës dhe Udhëzimit Islamik i Iranit, Ali Xhenneti tha se një Park Kur'anor do të ndërtohet në qytetin e shenjtë të Mashhadit deri në vitin 2017.
Ai e bëri këtë njoftim të enjten në një takim të këshillit të politikë-bërjes për kryeqytetin kulturor të Botës Islame.
Mashhad është emëruar kryeqytet i kultures nga Organizat Islame Arsimore, Shkencore dhe Kulturore (ISESCO), si kryeqytet kulturor i Botës Islame në vitin 2017.
Ministri, Ali Xhenneti tha se qeveria planifikon të ndajë fonde për projektin Mashhad 2017 dhe do të lehtësojë investimet e sektorit privat nëpërmjet bankave financiare.
Sipas ministrit, Ali Xhenneti, emërtimi i Mashhadit si kryeqytet kulturor i Botës Islame do të ofrojë një mundësi për të prezantuar kulturën dhe traditat iraniane dhe për të promovuar ndërveprimin me shtetet muslimane.
Organizat Islame Arsimore, Shkencore dhe Kulturore (ISESCO), zgjedh tri qytete islamike, që përfaqësojnë rajonet arabe, afrikane dhe aziatike, si kryeqytetet kulturore të botës muslimane çdo vit.
Burimi: Quran News Agency