Ukraina

Kryeministri ukrainas dha dorëheqje

Kryeministri ukrainas Mikola Azarov, sot ka dhënë dorëheqje. Në deklaratën e tij ka theksuar se këtë e ka bërë, i motivuar nga përpjekjet që kriza aktuale të zgjidhet në mënyrë paqësore. Të nënvizojmë se kryeministri Azarov pothuajse ka qenë i larguar para disa ditësh, pasi që kryetari ukrainas Janukoviç pozitën  e tij ja ka ofruar liderëve të opozitës.

 

         “Kjo qeveri ka bërë që konflikti të zgjidhej në rrugë paqësore. Kemi bërë të pamundurën  që të mos vjen gjer te gjakderdhja, të mos eskalojë më tutje dhuna dhe të mos shkelen të drejtat e njeriut. Qeveria ka mundësuar që ekonomia dhe siguria të funksionojnë edhe në kushtet ekstreme”, ka thënë kryeministri Azarov. Ishte supozuar që në mbledhjen e sotshme të parlamentit do të nis edhe votimi i mos besimit të kryeministrit ukrainas Azarov. Ky është koncesioni kyç ofruar opozitës, pasi që Azarov shpesh here ka treguar se çfare mendon për opozitën, aspak me fjalë të ëmbla, por edhe ka qenë i gatshëm  të pranojë çfarëdo vendimi që bie parlamenti dhe kryetari ukrainas. Ka qenë e sigurt se Janukoviçi ka qenë i gatshëm të sakrifikojë Azarovin edhe para disa ditësh, atë e ka bërë kur pozitën  e tij ja ka ofruar opozitës e cila këtë ofertë nuk e ka pranuar, dhe se me këtë i kanë rritur rolin e tyre, por kjo nuk do të thotë se nuk do të mund të ndryshojnë mendjen pasi që Azarov tani është ish kryeministër i vendit.

 

         Në Kiev sot është duke u mbajtur seanca e parlamentit në të cilin do të udhëhiqet debati për krizën aktuale, ardhmërinë e qeverisë dhe kërkesat e opozitës. Në takimin e fundit në mes kryetarit Janukoviç dhe liderëve të opozitës është arritur marrëveshja  që të shfuqizohen disa prej ligjeve kundër protestave. Çështja e protestuesve të burgosur dhe lirimi eventual i tyre do të jetë temë e bisedave në parlament. Pasi që kanë refuzuar kërkesën e kryetarit Janukoviç për pozitën e kryeministrit dhe të zëvendës kryeministrit, opozita tani luan lojën në krejt apo hiç. Shumë prej kësaj do të varet nga seanca e sotshme parlamentare, nëse Janukoviç do të arrin të mbaj mbështetjen në parlament, kjo do të ishte një goditje e forte për opozitën e cila sipas informative të fundit ka filluar të ndahet.

 

         Gjatë ditës së kaluar ministrja e drejtësisë znj. Lukash, ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi që protestuesit kanë hyrë në ndërtesën e ministrisë së drejtësisë. Është e qartë se gjendjen e jashtëzakonshme opozita nuk e do, dhe po përpiqet të anashkalojë, pas disa orësh protestuesit e kanë braktis ndërtesën e ministrisë, duke kërcënënuar se prapë do të kthehen po qe se nuk plotësohen kushtet e tyre.

 

Bisedat për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme  në shtetin me 46 milion banorë e kanë shqetësuar zyrtarët diplomatit në Perëndim. Përfaqësuesja për siguri dhe politikë të jashtme të Bashkimit Evropian baronesha Ashton menjëherë ka vendos që të vijë në Kiev, pasi që ka qenë e shqetësuar me”deklaratën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e cila do ta çonte në humnerë Ukrainën”, ndërsa nënkryetari amerikan Xho Bajden e ka thirr në bisedë telefonike kryetarin ukrainas Janukoviç duke e porositur që të mos shpall gjendje të jashtëzakonshme, porse të vazhdojë me bisedime që situate të zgjidhet në rrugë paqësore.

 

         Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë do të kufizojë lëvizjen e lire të njerëzve dhe automjeteve, do të ndalojë të gjitha tubimet, protestat, grevat, do të suspendojë aktivitetet e partive politike, ndërsa nëpër rrugë do të ishte në fuqi ora policore. Protestuesit janë në ekstazë nga koha që policia nuk po ndërmerr rezistencë më aktive, pasi që ka marrë urdhrin e prerë për momentin nga zyrtarët komandues qeveritar për mos intervenim të forte, por të matur. Por është e sigurt që kjo situate mund të rikthehet, në rast se në vend shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Kjo nuk është diç që pushteti do të ndërmerr lehtë, por mund të thuhet që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është opsioni i fundit shtetëror ukrainas.

 

         Shtetet perëndimore, prej të cilëve më së shumti paraprijnë SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, i bëjnë ftesë kryetarit ukrainas Janukoviç të vazhdojë bisedimet me opozitën ukrainase. Deklarimet e tyre janë kombinimi i matur në mes lutjes dhe kërcënimit. Nga ana tjetër, Rusia ka përsëritur edhe njëherë, tani në mënyrë të drejtpërdrejtë, që fuqitë e jashtme të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Ukrainës. Kryetari rus Vladimir Putin sot do të jetë në Bruksel ku do të mbahet samiti më i tensionuar në mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

 

         Burimi: Reuters, BBC, RT