1,845 çështje të hapura për fyerje në Turqi ndaj Erdoganit
Në Turqi janë filluar rreth 1.850 çështje kundrejt atyre që akuzohen se kanë ofenduar presidentin Rexhep Tajjip Erdogan në dy vitet e fundit, mes shqetësimeve të tjera të përpjekjes së Ankarasë për të heshtur kundërshtatet.
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag, gjatë një seance parlamentare bëri me dije se janë regjistruar 1.845 çështje në lidhje me fyerjet e bëra ndaj Erdogan, që prej vitit 2014 kur lideri agresiv turk mori detyrën e presidentit.
Në mbështetje të prokurorëve ai u shpreh kështu “E kam të pamundur t’i lexoj fyerjet e drejtuara presidentit tonë, më skuqet fytyra.”
Lritikët e kanë akuzuar Erdogan për keqpërdorim të ligjit, sipas të cilit është e ndaluar të ofendosh presidentin, për të heshtur kundërshtarët. Ky legjislacion, që gati nuk është përdorur fare në të shkuarën ka dërguar para gjykatës një numër njerëzish, përfshirë këtu të famshëm, gazetarë dhe madje edhe nxënës shkollash.
Gjithashtu, Erdogan është përballur me rritjen e pakënaqësë popullore kundrejt asaj që kritikët e quajnë sjellje autokratike dhe interpretimit të kritikës si fyerje.
Sipas një
raporti të të drejtave të njeriut të publikuar në djetor të 2015-s nga partia
opozitare Republikane Popullore, gjithashtu e njohur si CHP, tregohet se një
numër prej 98 personash të akuzuar se kanë fyer presidentin turk janë arrestuar
në një periudhë 10 mujore.
Raporti, gjithashtu shton se një numër prej 5.795 personash janë marrë në dhomat e paraburgimit nga janari deri në 7 tetor 2015, rreth çështjeve të të drejtave të njeriut.
Gjithashtu, në raport ishin përfshirë edhe figura që tregojnë për numrin në rritje të webside-ve të bllokuara nga një vendim gjykate, në të cilat thuhet se në 2011 ishin bllokuar 15,562 webside, 22,536 në 2012, 35,000 në 2013, 40,773 në 2014 dhe 96,000 vitin e fundit.
Lirimi i gazetarëve është një humbje për Erdoganin
Në një zhvillim tjetër, Kryredaktori i gazetës opozitare, Cumhuriyet, Xhan Dundar, i cili sapo është lënë i lirë nga burgu, bashkë me kolegun e tij Erdem Gul e kanë përshkruar lirinë e tyre si një “humbje e pastër” e Erdoganit.
Dy gazetarët ishin nën arrest që prej fundit të nëntorit të 2015-s nën akuzat e tradhëtisë, spiunazhit dhe propagandës për terrorizëm. Ata u lanë të lirë të premten pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë e cilësoi arrestimin e tyre si një dhunim i të drejtave të tyre.
Arrestimi i tyre u bë pasi gazeta Cumhuriyet publikoi një video e cila trgonte se Agjencia e Inteligjencës e Turqisë kishte ndihmuar në dërgimin e armëve për militantët e mbështetur nga të huajtë në Siri.
Qeveria turke i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se mjetet mbanin ndihma humanitare për Sirinë.
has said he does not respect the top court's decision and that the case is not about press freedom, but about espionage.
Erdogani është shprehur se nuk respekton vendimin e gjykatës së lartë dhe se çështja nuk është për lirinë e shtypit, por për spinazh.
Duke folur në një deklaratë për shtyp në Stanboll, Dundar është shprehur se nuk do t’i bindej një urdhëri për të dorëzuar pasaportën dhe se do të përpiqej të udhëtonte përtej oqeanit.
ëill stand trial on March 25 on the charges, ëhile prosecutors have demanded life terms.
Dundar dhe Gul do të zhvillojnë një seancë më 25 mars, ndërsa prokurorët kanë kërkuar dënim të përjetshëm.
Të mërkurën, Dundar u shpreh se “Që prej seancës së parë në 25 mars do të hedhim dritë mbi krimet e shtetit” dhe më pas shtoi se “ne nuk do të mbrojmë veten tona, ne do të vendosim në gjykim krimet e shtetit.”