Këshilli i Kuvendit i shqetësuar nga migrimi i sauditëve
Rijad:
Këshilli i Kuvendit ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e
numrit të sauditëve që largohen në vendet fqinje në mënyrë të përkohshme ose të
përhershme.
Afër pesë për qind e popullsisë lokale është larguar dhe ky është një shqetësim për Arabinë Saudite. Ky është një shqetësim për shkaqe sigurie dhe probleme sociale, tha anëtari i Kuvendit, Sadaka Fadel në seancën konsultative gjatë një diskutimi.
Sipas burimeve, ka rreth një milion sauditë nga një total prej 18 milionë të cilët aktualisht jetojnë në vende, të tilla si Egjipti, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libani dhe Maroku.
Sadaka Fadel sugjeroi se një studim i plotë shkencor të bëhet për të gjetur arsyet e lëvizjeve të tilla masive dhe ndikimin konsekuent social, politik dhe ekonomik në tokën e tyre amtare.
Anëtari i Këshillit të Kuvendit theksoi se kushtet e jetesës në këto vende dhe interesat e tyre legjitime në zhvendosjen duhet të studiohen në perspektivën e duhur.
Ne kemi detyrime ndaj këtyre njerëzve dhe duhet të kujdesemi për interesat e tyre jashtë shtetit për derisa rrënjët e tyre janë në Mbretërinë Saudite, tha ai.
Ne gjithashtu duhet të sigurohemi se prania e tyre jashtë vendit nuk duhet të jetë një kërcënim për sigurinë dhe paqen e të ndonjë shteti.
Burimi: Arab News