Problemet Sociale

Europol: Mbi 5.000 terroristë të ISIS-it enden në Evropë

Drejtori i Europolit,  Rob Wainwright
Drejtori i Europolit, Rob Wainwright

Mbi  5.000 anëtarë të trajnuar të grupit terrorist tekfirist Daesh (ISIS) janë të lirë në Evropë, thotë Agjencia Penale e Inteligjencës e Bashkimit Evropian.

Drejtori i Europolit Rob Wainwright tha të premten se ndërmjet 3.000 deri  5.000 militantë të Daesh (ISIS-it) janë kthyer përsëri në Evropë pas përfundimit të trajnimit të tyre në Lindjen e Mesme.

Evropa është duke u përballur me kërcënimin më të lartë terrorist në më shumë se 10 vjet, ka thënë Drejtori i Europolit  Rob Wainwright  për gazetën Neue Zeitung Osnabruecker të Gjermanisë.

Ai gjithashtu tha se Evropa mund të presë ndonjë sulm  nga ISIS-i (Daesh)  ose grupe të tjera terroriste të organizojnë ndonjë sulm diku në kontinent , me qëllim të arritjes së viktimave në masë në mesin e popullatës civile, duke paralajmëruar se numri në rritje i këtyre militantëve të përhumbur do t’u paraqitet  vendeve anëtare të BE-së me sfida krejtësisht të reja.   

Në vende të tjera në fjalën e tij, Rob Wainwright i ka përshkruar si ekzagjeruara raportet që pretendojnë se terroristët e kanë maskuar veten si azilkërkues dhe e kanë  përdorur krizën e refugjatëve për të hyrë fshehurazi në Evropë.

Nuk ka dëshmi konkrete se terroristë kanë përdorur sistematikisht rrjedhjen e refugjatëve për të depërtuar në Evropë, tha ai.

Shtetet evropiane janë përballur me një numër në rritje të qytetarëve të tyre të cilët janë përpjekur për t'u bashkuar me grupet terroriste në Lindjen e Mesme gjatë disa viteve të fundit.

Burimi: Press TV