Suudi Arabie

Strategjia manipuluese e Arabisë Saudite kundër shteteve

Tani, autoritetet saudite i kanë prerë fijet.  Anulimi, mohimi i ndihmës ushtarake mund të shihet  si pjesë e shpërblimit dhe dënimit  në strategjinë e Rijadit. Përdorimi i petrodollarëve të saj për të diktuar politikat e saj mbi shtetet tjera, regjimi Saudit  bëri llogarinë keq kur ajo shpalli dhuratën e saj në Liban.

Kur Arabia Saudite ofroi tre miliardë dollar ndihma ushtarake për forcat e sigurisë të Libanit, ajo pohoi se nuk kishte kurrfarë para-kushte për dhënien e vlerës, por megjithatë  ajo vuri kushte, që të kundërshtojë propozimin e Iranit,  kur ushtria libaneze kishte nevojë shumë të madhe për pajisje teknologjike ushtarake për të luftuar grupet tekfiriste në qytetin kufitar të Arsal-it. Shefi i Forcave të Armatosura të Libanit, Jean Kahvaxhi e ka përshkruar marrëveshjen, e cila kufizohet vetëm në pajisje të municioneve dhe armë të Francës.

Tani, autoritetet saudite i kanë prerë fijet. Anulimi i ndihmës  ushtarake mund të shihen si pjesë e shpërblimit dhe dënimit në strategjinë e Rijadit. Përdorimi i petrodollarëve të saj për të diktuar politikat e saj mbi shtetet  tjera, regjimi saudit  e bëri llogarinë keq kur ajo shpalli dhuratën e saj në Liban. Ajo kishte  llogaritë në nënshtrimin e qeverisë libaneze për të korrur  përfitimet politike nga ndihma me dollar.

Megjithatë, është bërë e qartë se qeveria në Bejrut nuk do të bëhet shërbëtore për sauditët pavarësisht nga ndihma ushtarake që është  dhënë, një vendim që e ka shtyrë mbretërinë Saudite për të zvogëluar ndihmën e premtuar.

Në  konstruktin mendor të Arabisë Saudite, paraja është ekskluzivisht e barabartë me pushtet. Por logjikisht, fuqia e fituar lehtë, gjithashtu mund të   humbet lehtë. Prandaj,  përkrahja e Libanit do të thotë se vendi politikisht i paqëndrueshëm do të duhet të jetë në krah me Rijadin kundër çdo partie  tjetër në çdo situatë. Me fjalë të tjera, ajo ka pritur për të manipuluar me  qeverinë libaneze për shkak të grantit, duke menduar se ajo do të veprojë si një kukull.

Pezullimi i paketës së ndihmës është quajtur një përgjigje ndaj abstenimit të Bejrutit për të dënuar reagimin e protestuesve iranianë për ekzekutimin e autoritetit të shquar fetar  Shejh Nimr al-Nimr dhe sulmin ndaj misionit Sauditë në Teheran.

Agjencia SPA citon një zyrtar i cili i atribuohet arsyes për pezullimin e papritur të qëndrimeve të Libanit që nuk janë në harmoni me marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve.

Ai shtoi: Mbretëria Saudite  ka kryer një rishikim të plotë të marrëdhënieve të saj me Republikën e Libanit, në një mënyrë që lidhet me qëndrimet e tij dhe mbron interesat e saj.

Ky ishte një krim në sytë e Sauditëve për shkak se ajo ishte duke shpresuar për marrëdhëniet mes rivalëve të saj rajonal  Iranit dhe Libanit të përkeqësohen. Ajo kishte bërë fillimisht ofertën në një përpjekje për të ia hedh Teheranit, e cila kishte shprehur vullnetin për të dhënë pajisje për ushtrinë libaneze për të përforcuar aftësitë e saj ushtarake përball  kërcënimit terrorist në pragun e saj.

Në prillin e kaluar, Republika Islamike e Iranit tha se oferta ishte ende në tryezë dhe vetëm kohët e fundit Kryeministri i Libanit, Tammam Salam, tha se qeveria mirëpret çdo ndihmë të pakushtëzuar ushtarake dhe të sigurisë, duke përfshirë edhe nga Irani.

Vëzhguesit lënë të kuptohet se një mosmarrëveshje e mundshme me Rijadin e çuan Tammam Salamin  të rishqyrtojë ofertën bujare të Iranit. Por tani çdo dyshim mbi atë se ky hap Saudi arriti në shantazh politik mund të jetë larguar. 

Megjithatë, vetëm kjo mbetet pabesueshme për shumë njerëz, përveç nëse ajo është e lidhur edhe me agresionin e kushtueshëm kundër Jemenit si dhe gjykimin e gabuar  se ushtria libaneze mund të ndryshojë politikën e saj të jo-ndërhyrjes,  të përfshirjes së Hezbollahut në krizën siriane. 

Arabia Saudite nuk ka marrë përsipër për të financuar ushtritë e huaja për sevab.  Nëse nuk ka diçka në te për Rijadin, mbretëria Saudite nuk   ofron miliarda dollarë në vendet që ndodhen në djepin e rajoneve më politikisht të ngarkuara dhe të goditura  nga terroristët.

Burimi: Al Waqt News