1 mars-dita e pavarësisë së Bosnjës e Hercegovinës
Bosnja e Hercegovina sot shenon 24 vjetorin e referendumit për pavarësinë me ç’rast më shumë se dy të tretat e qytetarëve të BeH-së janë deklaruar për krijimin e shtetit të pavarur. Kjo datë shenohet vetëm në një pjesë të vendit, në Federatën e BeH-së, ndërsa entiteti tjetër Republika Srpska e injoron këtë datë. Në ndërtesën e Kryesisisë së BeH-së do të mbahej pritja me rastin e ditës së pavarësisë, nikoqir të së cilës do të jenë anëtarët e kryesisë Dragan Çoviqi dhe Bakir Izetbegoviqi. Akademia e përbashkët do të mbahet në Vijeçnicë. Kryetari i Forumit të parlamentarëve dhe ish kryetar i kuvendit të Republikës së BeH-së i cili ka votuar Deklaratën e pavarësisë, Miro Lazoviqi do të adresohet deputetëve, këshilltarëve, korit diplomatik dhe përfaqësuesëve të të gjitha niveleve të pushtetit. Në programin artistik do të merr pjesë kori rinor femëror”Chorus Cadenza”, ansambli vokal”San” si dhe nxënësja e vitit të katërt të gjimnazit Ilma Fazliqi dhe studenti i Akdemisë së Artit Faris Pinjol.
Referendumi për pavarësinë e BeH-së është mbajtë me 29 shkurt dhe 1 mars 1992. Kanë votuar gjithsjet 2.073.568 votues. Dalja në zgjedhje ishte 63,6%, prej të cilëve 99,7% ishin për pavarësinë e vendit dhe vetëm 0,3% kundër.Partia demokratike serbe(SDS) ka thirr popullin serb në Bosnjë në bojkot të referendumit dhe nuk lejoi mbajtjen e saj në komunat në të cilin serbët përbënin shumicën.
Me deklaratën e Brukselit për Jugosllavinë të datës 17 dhjetor 1991, në bazë të propozimit të komisionit ndërkombëtar të Arbitrazhit të kryesuar nga Robert Badinteri është konstatuar shpërbërja e Jugosllavisë dhe të gjitha republikat përbërëse të ish federatës jugosllave janë thirrrur që gjer më 25 dhjetor të deklarohen për pavarësinë.
Në bazë të rezultateve të referendumit Bashkimi Evropian me 6 prill 1992 e ka pranuar Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës si shtet i pavarur dhe sovran, ndërsa në Kombet e Bashkuara Bosnja dheHercegovina është pranuar me 22 maj 1992.
Burimi: globalcir