Bashar el-Assad, personalitet i vitit 2013
Kryetari i Sirisë, Bashar el-Assad është shpallur fitues i titullit si personalitet vjetor për vitin 2013 nga kanali libanez i lajmeve el-Majadin.
Kanali libanez i lajmeve el-Majadin ka
shpallur sondazhin e opinionit publik të hënën se Kryetari i Sirisë Bashar el-Assad
ka fituar shumicën e votave dhe ka qenë figura, personaliteti më i shquar për vitin 2013.
Mbreti i Omanit, Sulltani Kabus bin
Said renditet në vendin e dytë dhe Kryeministri i Irakut, Nour el-Maleki ka marrë
vendin e tretë.
Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin zuri vendin e katërt.
Rrjeti i Kanalit Libanez të Lajmeve el-Majadin
në Liban mban një sondazh të tillë për çdo vit për personalitete apo figura të
shquara arabe dhe ndërkombëtare.