600 luftëtarë të ISIS-it ikën nga Falluxhah për në Irakun e Veriut
Qindra luftëtarë të ISIS-it e kanë e kanë lënë qytetin e Falluxhës dhe u zhvendosën në një zonë përreth në Irak, tha një komandant ushtarak në qytet.
Pas sulmeve të kryera nga ana e ushtrisë dhe fiseve forcat irakiane kundër ISIS-it në zonën Xholan në jug të Falluxhës, dhe pas çlirimit disa lagje të qytetit nga ISIS më 25 shkurt, më shumë se 600 terroristë të ISIS-it ikën nga zona.
Terroristët e ISIS-it që kanë mbetur në qytet, sipas burimeve në qytet, vlerësohen të jenë 400.
Disa forca të fiseve arabe u mblodhën në Falluxha për të dalë kundër mizorive të kryera nga luftëtarët e ISIS-it kundër vendasve.
Ata arritën të çlirojnë disa lagje të qytetit, duke vrarë disa militantë në zonën e qytetit.
Ligjet ektreme të Sheriatit të imponuara nga ISIS-i në zonat e pushtuara dhe veprimet brutale të kryera nga grupi terrorist ISIS ka inkurajuar disa grupe të armatosura të paidentifikuar që, herë pas here, të kryejnë sulme vdekjeprurëse ndaj pozicioneve të ISIS-it dhe t’i shkaktojnë terroristëve humbje të rënda.