Irani krenohet me popullin e vet
Lideri i revolucionit islamik ajetullah Ali Hamenei në mesazhin e vet dërguar popullit të vet, ka deklaruar se populli i vendosur dhe i vetëdijësuar iranian me përgjigje të madhe ka dalë në votime për zgjedhjet parlamentare dhe Këshillin e ekspertëve duke treguar botës ”demokracinë fetare”. Ajetullah Hamenei mbrëmë në mesazhin e vet, përveç falenderimit të kombit iranian, duke iu adresuar zyrtarëve shtetëror, me këtë rast ka falenderuar popullin iranian për punën e kryer me nderë dhe të sinçertë, dhe ceku nevojën e zhvillimit në të gjitha fushat në Iran si qëllim krucial.
“Në pjesën e mesazhit të udhëheqësit suprem iranian ceket:” Irani islamik krenohet me popullin e vet dhe është krenar në rregullat e forta me të cilët janë siguruar me këtë rast të pasura për revitalizimin dhe ngritjen e ndërgjegjes nacionale”. Njashtu lideri i revolucionit islamik ajetullah Hamenei zyrtarëve shtetëror si dhe atyre që janë zgjedhur për Parlamentin shtetëror dhe Këshillin e ekspertëve, si dhe të gjithë të tjerëve të cilët kryejnë funksionet tjera shtetërore i ka përkujtuar se thjeshtësia, ndershmëria, preokupimi i interesave nacionale mbi interesat individulae, partiake, ndikimit të huaj, reagimi revolucionar ndaj planeve të keqdashësve dhe tradharëve, si dhe puna e përpiktë në mendjet dhe veprimet, duhet të jenë program permanent gjatë kryrjes së misioneve të tyre,dhe në asnjë mënyr të mos shmangen nga ta.
“Sipas fjalëve të tij, zhvillimi shtetëror është qëllimi vendimtar, ashtu që progresi i arritur pa pavarësinë dhe krenarinë nacionale, nuk është i mundshëm. Ajetullah Ali Hamenei duke theksuar se prosperiteti nuk do të thotë fundosje në indet globale imperialiste dhe shtoi:” Ruajtja e nderit dhe identitetit nacional, është e pamundur të arrihet pa progres në të gjitha sektorët e jashtëm dhe të brendshëm”.