Kulturë

Universiteti “Imam Ali” do të themelohet në Gjeorgji

- Drejtor i Departamentit  Fetar të Muslimanëve të Gjeorgjisë , tha se një universitet fetar i quajtur Imam Ali do të themelohet në Gjeorgji.

Sipas Arannews, Mir Taki  Asadov tha se leja zyrtare e kërkuar është  lëshuar për hapjen e universitetit.

Ai shtoi se kurset Islame të ofruara nga departamenti do të mirëpriten nga universiteti dhe në të ardhmen e afërt  pjesëmarrësit do të marrin certifikata.      

Filozofia, logjika, Islami dhe historia e Gjeorgjisë janë në mesin e lëndëve që do të mbahen në universitet, deklaroi ai.

Mir Taki Asadov gjithashtu tha se aktivitetet e universitetit do të përfshijnë mbajtjen e  seminareve akademike dhe forumeve  online.

Aktualisht, muslimanët përbëjnë rreth 10 deri në 15 për qind të popullsisë të Gjeorgjisë.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA News