Seminari i dijetarëve shiitë-sunnitë u zhvillua në Quetta, Pakistan
Një numër i dijetarëve muslimanë shiitë dhe dijetarëve muslimanë sunnitë në një seminar në Quetta, Pakistan, theksuan rolin e rëndësishëm të udhëheqësve fetarë dhe intelektualëve në rritjen e Unitetit Islamik.
Me titullin ”Nderi i Besimit të Mustafasë (a.s.)” seminari u mbajt më 21 shkurt 2016 në Hotelin Serena në Quetta, Pakistan.
Në program morën pjesë edhe imamët e xhamive, përfaqësues të kuvendit krahinor dhe të Senatit të Pakistanit, ligjërues të seminarit dhe universitetit, studentë dhe qindra përfaqësues të partive të ndryshme politike dhe fetare të Pakistanit.
Domosdoshmëria e unitetit islamik dhe roli i dijetarëve në forcimin e unitetit, zgjidhja e problemeve në Botën Muslimane dhe mbrojtja e vlerave njerëzore ishin temat kryesore të seminarit.
Hafiz Hamdullah, përfaqësues i Xhemiat Ulemave të Islamit dhe anëtar i Senatit të Pakistanit, paraqiti një fjalim në program, në të cilën ai vuri në dukje se mosmarrëveshja mes shkollave të ndryshme islame është e rrezikshme dhe duhet të zgjidhet nga dijetarët e Umetit.
Ai gjithashtu theksoi se armiqtë e Islamit janë të frikësuar nga rritja dhe përhapja e Islamit në Perëndim, kështu që ata përpiqen me çdo mënyrë të shtrembërojnë imazhin e vërtetë të fesë Islame.
Burimi: IQNA News