Kosova

Në protestën kundër Hashimit në Prishtinë u lënduan 21 policë dhe një gazetar

Policia e Kosovës tha se gjatë demonstratave të dhunshme të premten në mbrëmje në Prishtinë janë lënduar 21 policë dhe një gazetar.

Policia në faqen e saj të internetit thekson se demonstruesit, të cilët ishin me kapuç në kokë, filluan  trazirat pak orë para orës  17 me  koktej molotovi, shishe me ngjyrë dhe gurë që u drejtuan në drejtim të kuvendit, ku përpara ishin të renditur pjesëtarët  e policisë së Kosovës. Policia tha se tre lokacione në Prishtinë,  ku ishin të vendosura tendat përgjatë tri ditëve, u gjetën  39 shishe molotovi dhe  38 shishe me ngjyrë.

Edhe pse protestat me tenda ishin paralajmëruar se do të rrinë deri me 24 mars, sot pas protestave dhe pas zgjedhje së Hashimit si Presidintë të gjitha tendat u larguan me dëshirë e pa dëshirë. Gjatë heqjes së tendave u burgosen edhe 5 protestues nga ana e policisë.

Sipas vlerësimeve nga ana e policisë, në fillim të protestave të premten ka marrë pjesë  rreth 2,500 protestues,  më pas u zvogëlua numri i protestuesve përshkak shiut dhe pakuptimësisë prë të vazhduar protestën.