Ekonomia çështja kyçe e zgjedhjeve në Iran
Njëra nga temat që më së shumti e ka preokupuar vëmendjen e votuesve iranian ishte ekonomia dhe investimet e huaja, pasi që pas shfuqizimit të sanksioneve, çështja thelbësore është mundësia e ripërtritjes ekonomike, pasi që sanksionet e kanë bërë të veten, dhe kjo shihet dukshëm pasi që ateroni në aeroportin ndërkombëtar në Teheran o cili duket më shumë si muzeu i aviacionit civil me avionët të vjetër edhe gjer në 30 vjet. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për programin nuklear, nga Teherani i është dërguar porosia kompanisë franceze të avionëve Airbus e vlefshme me miliarda dollar për blerjen e 118 avionëve të Airbusit për aviokompaninë shtetërore iraniane.Por shumë iranian duan të shohin investimet e kapitalit të huaj në zhvillimin e shtetit të tyre. Një milioner iranian nga Teherani theksoi se Irani ofron poetencial të madh.”Kemi tregun më të madh në rajon, tërëssht e kemi industrinë e diversifikuar, njerëz mjaft të arsimuar, resurset natyrore dhe tregun e madh të konsumatorëve. Përveç kësaj, ky është tregu i cili plot 10 vite ishte i paprekur”, theksoi ai.
Nafta është themel i ekonomisë iraniane, por qytetarët e këtij vendi duan sa më pak të jenë varur nga nafta dhe gazi.Shumë do të investohet në industrinë automobilistike dhe sektorinë e prodhimtarisë. Por votuesit me të drejtë pyesin,në rast se do të ketëinvestime të reja, a do të ketë edhe vende të reja pune dhe rroga më të mira? Për investimet e reja sistemit bankar do të nevojiten reforma të domosdoshme dhe promovimi i rrjetëve të shitjeve me pakicë.”Sankcionet ndërkombëtare kanë pas ndikim të kufizuar tek të pasurit, ndërsa të varfërit janë varfëruar edhe më shumë. Politikanët konservativ akoma mund të llogarisin në votat e familjeve të varfëra. Megjithatë, në rast se përmirësohen kushtet e tyre të jetës, do të mund të vie gjer te ndryshimet politike në Iran”.
“Për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike në mes Iranit dhe bashkësisë ndërkombëtare në këtë çast na mungon vetëbesimi dhe njohje reciproke. Që të njifen më mirë me Iranin, është e nevojshme më shumë kohë dhe komunikimi më i mirë”, konsideron ekonomisti iranian Muhamed Reza Rostami.
Burimi: Al Jazeera