İslamofobe

Mediat Iraniane kanë tubuar 600,000 $ në fondin për vrasjen e Selman RUZHDIUT!

Në Republikën Islamike të Iranit është dhënë fetva  në vitin 1989, nga Ajatullah Homeini për vrasjen e shkrimtarit Selman Ruzhdi i cili kishte shkruar romanin që e botoi në vitin 1988 që shkaktoi zemërimin e madh në vendet myslimane. Këtë roman myslimanët e konsideronin si një sulm i hapur mbi Islamin dhe Profetin Muhamed. Pak kohë pas shtypit dhe pas fetvas së Ajatullah Homeinit, ky roman u largua nga libraritë shitëse në shumë vende të botës si në Indi, Bangladesh dhe Afrika e Jugut dhe disa vende tjera.

Selman Ruzhdi përpos veprës së tij satanike kundër figurës së profetit Muhamed ai gjithashtu e përkrahi edhe rastin e karikaturës së Charlie Hebdo ku deklaroi se : Unë jam me Charlie Hebdo , respektimi i fesë, është bërë një shprehje që do të thotë frikë nga feja

Ky veprim i ri i mbledhjes së parave për vrasjen e Selman Rushdisë  projektit më të madh të koordinuar lidhur me fetvan që nga koha e lëshimit (1989), dhe që asnjëherë nuk është revokuar, një fond që do të paguajë një vrasës potencial të Rushdisë  peshon miliona dollarë.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}