Përgjigje masive e popullit në zgjedhjet në Iran
Zgjedhjet e dhjeta për Parlamentin e Republikës Islame të Iranit dhe të pesta për Këshillin e ekspertëve fetar janë mbajtur të premtën dhe karakteristika e pare të cilën e kanë vënë në dukje të gjithë mediat iraniane dhe botërore ishte përgjigjeja e madhe e popullit në zgjidhje dhe prezenca e tyre në vend votime. Mediat e huaja të cilët me javë kanë punuar në zvogëlimin e rëndësisë së këtyre zgjedhjeve në Iran, ishin të të befasuar dhe të habitur me përgjigjen e madhe të votuesëve iranian në këto zgjidhje, ashtu që mund të thuhet se mediat e huaja, posaqërisht ata që dërgonin energjinë negative dhe nënçmonin zgjedhjet në Iran, më në fund ranë në komë mediatike. Në raportet zyrtare ceket se në zgjedhjet e djeshme në Iran kanë dal më shumë se 65% të qytetarëve iranian me drejtë vote. Në minutat e para të zgjedhjeve kanë dale me votue lideri i revolucionit islamik ajatullah Hamenei dhe kryetari i Republikës Islame të Iranit Hasan Ruhani, të cilët i hudhën fletëvotimet e tyre në kutitë e votimit, e ky veprim ishte indikacion i qartë që në orët e para të votimeve se zgjedhjet do të jenë masive dhe të dukshme në numër.
Edhe pse gjatë zgjedhjeve të kaluar në Iran pas fitores së Revolucionit Islamik janë parë raportimet negative të mediave të huaja, posaqërisht të atyre vendeve që ishin armiqësisht të pozicionuara kundrejt Republikës Islame të Iranit, dhe kjo propaganda negative mediatike kundër Iranit ishte forcuar gjatë dekadave të kaluara.Qytetarët iranian jo vetëm që nuk kanë vënë vëmendjen në kampanjat mediatike të huaja kundër proceseve të zhvilluara zgjedhore në Iran, por në të kundërtën kanë shfaqur patriotizmin e tyre dhe në numër të madh dilnin në zgjedhjet e rregullta që mbaheshin në Iran. Kjo është porosi e qartë qeverive perëndimore të cilët për vete theksojnë se janë përkrahësit e demokracisë dhe se edhe një here kombi iranian i ka mundur metodat e tyre jodemokratike.
Duke pas parasysh se tërë bota, e këtë e ka konfirmuar edhe vet presidenti amerikan,ka përcjell me vëmendje zhvillimin e zgjedhjeve të djeshme në Iran dhe përgjigjen masive të qytetarëve iranian në kutitë e votimit,ky do të jetë argument i forte për qeverinë shtetërore se do të punojë në forcimin dhe stabilizimin e pozitës ndikuese të Republikës Islame të Iranit në rajon dhe botë.