Iraku

Ekstremistët e ISIS-it i prenë kokën imamit të xhamisë së Mosulit për shkak se ‘luftoi Kalifatin’

Grupi ekstremist ISIS ka ekzekutuar një imam në qytetin e Mosulit në provincën veriperëndimore të Irakut Ninive, të mërkurën, pasi e akuzuan atë për luftimin e Kalifatit.

Fawaz Hussein al-Wanli, Imam i Xhamisë  ‘Ali Bin Ebi Talib’ në Mosul, u arrestua të premten e kaluar, pasi mbajti një fjalim duke u bërë thirrje njerëzve të Mosulit për të marrë armët dhe të luftojnë kundër ISIS-it.

Imam al-Hussein  al-Wanli ishte i njohur si një prej kundërshtarëve kryesorë të ISIS-it në Mosul. Ai e konsideronte Kalifatin e ISIS-it si një regjim tiran që synon eliminimin e të gjithë muslimanëve të moderuar në rajon, tha aktivisti i medias lokale Abdullah al-Malla  për  News në Mosul.

Pas katër ditësh në paraburgim, Gjykata e Sheriatit  urdhëroi militantët për të ekzekutuar publikisht imamin.

Atij iu pre koka të mërkurën në mbrëmje në sheshin al-Gharbi para qindra njerëzve, tha një dëshmitar okular.