Garat Kur’anore Evropiane u mbajtën në Kroaci
Garat Kur’anore për hafiz të Kur’anit dhe këndim të Kur’anit u organizua për aktivistët e Kur'anit të vendeve evropiane në Qendrën Islamike të Zagrebit në Kroaci.
Sipas hqmi.org, Qendra Islame ka zhvilluar Garat Kur’anore në bashkëpunim me Ministrinë për Çështje Fetare dhe Islame dhe nga Organizata Ndërkombëtare për Mësimin Përmendësh të Kur’anit të Shenjtë (HQMI).
81 hafizë të Kur’anit meshkuj dhe femra dhe këndues të Kur’anit nga 20 shtete evropiane konkuruan në katër kategor, në mësimin përmendësh të tërë Kur'anit, mësimin përmendësh të 15 dhe 5 xhuzeve (pjesë) të Kur’anit dhe në këndimin e Kur’anit.
Shejh Hafiz Aziz Al-Laili, një studiues fetar kroat, kryesues i komisionin pesë anëtarësh të ekspertëve të Kur'anit të cilët mbikëqyrën garat.
Fituesit u shpërblyen në një ceremoni ku merrte pjesë edhe Shejh Shauki Umar Bakhshish, ish-Myftiu i Madh i Kroacisë, përfaqësues nga ambasadat e Marokut, Egjiptit, Katarit, Indonezisë, Malajzisë dhe Iranit, si dhe kryetari i Zagrebit, dhe përfaqësues të organizatave fetare dhe instituteve të tjera në rajon.
Duke iu drejtuar programit, Shejh Hafiz Aziz Al-Laili vlerësoi përpjekjet e Organizatës Ndërkombëtare të Mësimit Përmendësh të Kur’anit të Shenjtë (HQMI) për mbajtjen e Garave Kur’anore në Kroaci.
Ceremonia u transmetua nga Kanali Ehli Kur'an, si dhe kanalet televizive të Kroacisë dhe Bosnjës dhe Radio Kroacisë.
Burimi: IQNA News