Siria

Ballkanizimi i Sirisë

Shefi i diplomacisë amerikane Xhon Keri ka thënë se alternativa marrëveshjes aktuale të armëpushimit në Siri do të thotë ndarje e vendit, shkruan Guardiani.”Situata mund të bëhet më e keqe dhe duhet  Rusia të shqyrtojë këtë mundësi. Në rast se zgjat, do të jetë vonë të ruhet tërësia e Sirisë”, për herë të parë Keri ka fol për ndarje të Sirisë, të cilët mediat e kanë quajt ballkanizimin e vendit.”Vet Asadi do të duhej të sjell disa vendime konkete për formimin e qeverisë tranzicionale. Është e sigurtë se po shqyrtohen opcionet e planit B”, ka thënë Keri  dhe shtoi se gjatë tre muajve të ardhshëm do të jetë e qartë se Siria në cilin drejtim do të shkojë. Megjithatë, shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrovi thotë se nuk ekziston plani alternativ të marrëveshjes për ndërprerjen e armiqësive në Siri, të cilët i kanë harmonizuar SHBA-ja dhe Rusia. “Kemi thënë veç më parë për planin B, nuk ka ekzistiuar diç e tillë, as që do të ekzistojë”, ka thënë Lavrovi.

Por, pavarësisht nga vendosmëria e Rusisë, fati i ndërprerjes së zjarrit është mjaft e paqartë. Ka shumë grupe të ndryshme opozitare, dhe teknikisht është vështirë që të gjithë të pajtohen, ashtu që është e sigurtë se nuk do të vie gjer te ndërprerja e plotë e zjarrit. Por kjo do të jetë e mundshme vetëm në rast se shumica e kundërshtarëve të qeverisë me të vërtetë është e gatshme me ndërprerjen e zjarrit.Në rast se kjo nuk ndodh, iniciativa nuk do të ketë sukses. Përveç kësaj, Siria akoma është strehë e njësive ushtarake dhe komandantëve në teren të cilët të mësuar me para nga lufta, dhe se është një faktor kyç të zgjidhjes së marrëdhënieve me ata të cilët nuk duan të shmangen luftës. Deklarata e përbashkët jep arsyen të besojmë se ata do të jenë të detyruar në paqe me sulme ajrore të cilët i kryejnë forcat ajrore ruse apo koalicioni të cilën e udhëheqin SHBA-të. Nuk mund të injorojmë as faktorin e jashtëm. Armëpushim i vërtetë është i mundshëm vetëm me pëlqimin e sponzorëve kryesor të opozitës. Në të kundërtën, armëpushimin do të shfrytëzojnë teroristët për ripozicionimin dhe furnizimit, dhe nga kjo nuk do të del kurrgjë se rundi i dytë i luftimeve. Në çdo rast, nuk do të duhej menduar se ndërprerja e zjarrit dhe dialogu i qeverisë do të sjell paqe në Siri. Në rast se armëpushimi do të ket sukses, kjo do të paraqes vetëm fazën e re të konfliktit ushtarak, kësaj here në mes sirianëve dhe teroristëve radikal të cilin paraqesin ISIS-in dhe organizatat tjera teroriste. Kjo luftë mund të jetë e gjatë, pasi që ISIS-i vepron edhe në Irak.                                                      

Burimi: globalcir