Palestine

Palestinezët në Bregun Perëndimor protestojnë kundër propozimit të SHBA për bisedime

Palestinezët në Bregun e pushtuar Perëndimor kanë protestuar kundër propozimeve të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry për të ashtuquajturat bisedime të paqes me regjimin cionist.


    Sipas Press TV, protestat u zhvilluan në qytetet Nablus dhe al- Khalil të shtunën, demonstruesit bërtisnin slogane, duke denoncuar propozimet e John Kerry për paqe.


    Ata i bënë thirrje Autoritetit Palestinez për të refuzuar propozimet, të cilat siç thonë ata kanë për qëllim shkatërrimin çështjen palestineze.
    Sipas protestuesve bisedimet e mohojnë të drejtat e palestinezëve për  kthim dhe lejojnë zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme cioniste në territoret e pushtuara.


     Fehmi Shahin, i Partinë Popullore Palestineze , tha në një fjalim para  demonstruesve në al- Khalil se Autoriteti Palestinez duhet menjëherë të ndalojë të ashtuquajturat bisedime të paqes dhe të refuzojnë sponsorizimin e SHBA për këto bisedime.


     Plani i Uashingtonit për të pranuar pushtimin e regjimit cionist në fakt duhet të refuzohet .


     Të dy palët e biseduesëve, të cilat u ndërmjetësuan nga SHBA, që  rifilluan në muajin korrik 2013, në mes Tel Avivit dhe Autoritetit Palestinez kanë dështuar që të bëjë përparim të dukshëm për shkak të mosmarrëveshjeve të konsiderueshme.