Parlamenti Evropian dënoi regjimin vehabit saudit
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar rezolutën me të cilin bëjnë thirrje për vendosjen e embargos në armë Arabisë Saudite. Rezoluta bën thirrje Bashkimit Evropian të vendos embargo regjimit vehabit saudit gjersa të mos hulumtohet rasti i shkeljes së drejtës ndërkombëtare humanitare në Jemen, thekson grupi parlamentar i të gjelbërve. “Thirrja për embargo armësh Arabisë Saudite është pa presedan dhe shpreh frustimin në rritje për shkak të udhëheqjes së luftës në Jemen nga ana e forcave ajrore saudite”, ceket në deklaratë. Shtohet se Britania e Madhe dhe Franca janë klientë kryesor me të cilat bashkëpunin Arabia Saudite në blerje armësh.
“Poashtu, ekzistojnë faktet se këto armë shfrytëzohen në shkeljen e drejtës ndërkombëtare në Jemen, në të cilin janë vrarë me mijëra civilë nga fillimi i konfliktit në mars të vitit 2015”, ka cek Alin Smit, zëdhënësi i Gjelbërve për punë të jashtme. Smiti thërret përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federika Mogerini të shqyrtojë propozimin që të mund të implementohet embargoja në armë kundër Arabisë Saudite. Ambasadori saudit në Bruksel ka bërë apel në deputetët e Bashkimit Evropian që të votojnë kundër rezolutës, duke theksuar se Irani është fajtor për intervenimin në Jemen, si dhe shumica e akcioneve saudite është e ndërlidhur me ofrimin e ndihmave humanitare këtij vendi.
Kjo rezolutë është shenjë se Parlamenti Evropian me vëmendje përcjell veprimet e regjimit saudit, dhe se së shpejti në shënjestër të kritikave të tyre mund të jenë edhe grupimet vehabite nëpër Evropë, para se gjithash në Ballkan, e të cilët me të madhe e kanë financuar fondacione nga mbretëria saudite, gjersa ata e mbështesin keqëbërjet e këtij regjimi në luftërat në Lindjen e Afërt.
Burimi: globalcir