Kulturë

3000 Gra irakiane marrin pjesë në Kursin Kur'anor në Qerbela

Gratë pjesëmarrëse në Kursin Kur’anor në Qerbela
Gratë pjesëmarrëse në Kursin Kur’anor në Qerbela

Një kurs edukativ fetar-Kur'anor me titull Hazreti Rukijjah (a.s.) është organizuar në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, në Irak, me pjesëmarrjen e 3000 grave irakiane.

Sipas faqes së internetit të Astan-it (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Hussejni (a.s.), kursi për mësimin përmendësh të Kur'anit dhe shkencave Islame është organizuar nga Astan dhe do të vazhdojë për dhjetë  ditë. 

Shejh Ali Al-Mutairi, kreu i Seksionit të Grave për Misionet Fetare në Astan, tha se pjesëmarrësit janë të moshave të ndryshme dhe nga krahina të ndryshme të Iranit.

Mësimi i përmendësh i Kur'anit, kuptimi dhe koncepte Kur'anore, jurisprudenca  Islame, etika Islame  dhe parimet e besimit Islam janë ndër temat kryesore të Kursi Kur’anor.

Kursi Kur’anor është ndër programet vjetore të Xhamisë së Shenjtë të Imam Hussejnit për gratë e rajonit.

Sarvar Mahdi, organizator i kurseve edukative-arsimore të Astan-it  për gratë, ka thënë se metoda më e mirë për mësimin përmendësh të Kur'anit në një kohë të shkurtër është dëgjimi i ajeteve Kur’anore  dhe kjo është metoda e përdorur gjatë Kursit Kur’anor.

Burimi: IQNA News