İran

Hoxha sunni iranian: Pjesëmarrja në zgjedhje është obligim kombëtar dhe fetar

Imami sunni, Mulavi Abdul-Naser Sada'ati,  imam i Namazit të Xhumasë  në Xhaminë Al-Nabi në Iranshahr
Imami sunni, Mulavi Abdul-Naser Sada'ati, imam i Namazit të Xhumasë në Xhaminë Al-Nabi në Iranshahr

Pjesëmarrja në zgjedhje nuk do të thotë vetëm të hedhësh votën, tha  Imami i Namazit të Xhumasë  në Iranshahr, duke kërkuar që njerëzit të tregojnë besnikërinë e tyre ndaj Revolucionit Islamik me anë të zgjedhjeve.

Mulavi Abdul-Naser Sada'ati,  imami i Namazit të Xhumasë në Xhaminë Al-Nabi në Iranshahr, theksoi  rëndësinë e zgjedhjeve në Republikën Islamike të Iranit, duke thënë: Pjesëmarrja në zgjedhje nuk do të thotë vetëm të hedhësh një votë, ajo gjithashtu tregon besnikërinë e njerëzve për sistemin Islam.

Armiqtë kanë thurrur gjithmonë komplote për të ndikuar në pjesëmarrjen në votime në Iran, , dhe për këtë qëllim, hoxha musliman sunnit kërkoi që populli iranian t’u japin armiqve të tyre një përgjigje të hidhur, kur hedhë votat e tyre.

Duke i bërë komentet e tij në një intervistë ekskluzive me Agjencinë e Lajmeve IRNA, autoriteti fetar ka theksuar në këtë pikë se populli iranian duhet të pengojë  komplotet ogurzi të armiqve duke marrë pjesë masivisht në të gjitha zgjedhjet.

Hoxha, Mulavi Abdul-Naser  Sada'ati  kërkoi, porositi kandidatët shpresëdhënës të jenë të sinqertë dhe t’i përmbahen premtimeve të tyre pas t’i marrin karrikat e tyre.

Votimi është një manifestim i pranisë së njerëzve në procesin e vendim-marrjes politike, duke pasur parasysh këtë, Imami i Namazit të Xhumasë në Xhaminë Al-Nabi në qytetin Iranshahr  theksoi: Pjesëmarrja në zgjedhje është një detyrë kombëtare dhe fetare.

Zgjedhjet për Kuvendin e 5-të Ekspertëve, si dhe zgjedhjet e 10-ta për Mexhlisin apo Kuvendin, do të mbahet të njëjtën kohë më   26 shkurt 2016.

Kuvendi i Ekspertëve është një organ i lartë në Iran, i cili zgjedh dhe mbikëqyr aktivitetet e Liderit të Revolucionit Islamik. Është  një pozitë  autoritetative e cila emëron ose shkarkon Udhëheqësin Suprem.

Anëtarët e Kuvendit zgjidhen drejtpërdrejt në detyrë nga njerëzit për një afat tetë-vjeçare. Trupi mban mbledhje dy herë në vit për të shkëmbyer pikëpamjet për çështje madhore kombëtare, dhe çdo vit tjetër për të emëruar një kryetar të ri.

Marsin e kaluar, Kuvendi zgjodhi Ajetullah  Muhammad Jazdi si kryetar të ri të tij,  pas abdikimit të ish-kreu të Kuvendit, Ajetullah  Muhammed-Reza Mahdavi-Kani.

Burimi: Rasa News