Akademia e Kur’anit dhe Sunnetit filloi në Gaza
Një akademi e Kur'anit të Shenjtë dhe Sunnetit të Pejgamberit, Muhammed (a.s.) ka filluar në Rripin e Gazës nga Qendra Dar-ul-Kur'an në enklavën bregdetare.
Zyrtari i lartë i Hamasit, Ismail Hanijeh dhe Drejtori i Qendrës Dar-ul-Kur'an, Abdul Rahman al-Xhemal ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes.
Ismail Hanijeh në një fjalim në ceremoninë e hapjes ka lavdëruar përpjekjet e aktivistëve të Kur’anit në Gaza, për të promovuar mësimin Kur'anin dhe Sunnetin dhe tha se populli palestinez është krenar për këto aktivitete.
Ai gjithashtu falënderoi zyrtarët e Qendrës Dar-ul-Kur'an për promovimin e mësimeve të Kur’anit.
Ismail Hanijeh bëri thirrje për formimin e një ushtrie të hafizëve të Kur'anit për çlirimin e Xhamisë al-Aksa dhe qytetin e shenjtë të Kudsit (Jerusalemit).
Çlirimi i Kudsit (Jerusalemit) dhe i Xhamisë al-Aksa është një objektiv i populli palestinez dhe bota pret që të materializohet, theksoi ai.
Abdul Rahman al-Xhemal në fjalën e tij theksoi trendin në rritje të aktiviteteve dhe programeve të Qendrës Dar-ul-Kur'an në Gaza, duke thënë se Qendra ka filluar një program për të mësuar Kur'anin përmendësh dhe këndimin e tij edhe jashtë Rripit të Gazës.
Ai shtoi se ka edhe programe Kur'anore që janë duke u zhvilluar edhe për të verbërit dhe shurdhmemecët.
Burimi: IQNA News