Kosova

Pse ambasadori amerikan Delavi e mat kauzën e opozitës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Greg Delawie, dhënë pak ditë më parë, ku diplomati amerikan tha se opozita ka një kauzë të sajuar.

Ne kemi 200 mijë qytetarë që kanë nënshkruar peticionin, kemi protestën e 9 janarit që ka qenë më e madhja ndonjëherë në Kosovë dhe qytetarët nuk do ta lejojnë këtë Qeveri të vazhdojë”, ka potencuar deputetja e Vetëvendosjes.

Është mjaftë neveritëse kur të tjerët përzihen në vendimet tona dhe  “Nuk e di si po e mat ambasadori Delawie kauzën e opozitës”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu tha se “protesta e 17 shkurtit do të jetë protestë më e madhe se 9 janarit dhe do të jetë paqësore nëse nuk provokohet nga policia”.

Ajo përsëriti se “kundërshtojmë kandidimin e Thaçit si president të Kosovës, pasi kjo Qeveri duhet të shkojë”.

“As Qeveria as Kuvendi s’kanë më legjitimitet, duke parë situatën nuk duhet të mbahet një seancë për presidentin. Nëse kjo Qeveri nuk tërhiqet atëherë do ta rrëzojmë këtë Qeveri me protesta dhe demonstrata, pastaj le të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Haxhiu.