Iraku

ISIS-i publikisht ekzekuton gazetarin irakian në Mosul

Ekstremistët e ISIS-it ekzekutuan të martën një gazetar irakian në qytetin Mosul të krahinës veriperëndimore Ninive.

Vathik  Abdulvahab, reporter i gazetës lokale Hadbaa, u ekzekutua publikisht me pushkatim nga duart e ISIS-it.

Gazetari u arrestua herët të hënën nga policia e udhëhequr nga ISIS-i në  Sukkar, në rrethin Mosulit, pasi bëri disa fotografitë  në një qendër paraburgimi të ISIS-it, tha një aktivist i medias lokale.

Një ditë pas arrestimit të tij, Gjykata e Sheriati e Mosulit urdhëroi militantët për të ekzekutuar gazetarin 32-vjeçar në publik për shkeljen e masave të rrepta të sigurisë të vendosura nga ISIS-i.

Abdulvehab u vra përpara dhjetëra njerëzve në sheshin Zuhur në Mosulin lindor, ka thënë burimi.

Gjatë dy viteve të fundit, dhjetëra aktivistë të mediave dhe gazetarë janë  arrestuar, torturuar dhe ekzekutuar nga duart e militantët islamik nëpër Siri dhe Irak.