Suudi Arabie

Autoritetet Saudite penguan faljen namazit të xhumasë në el-Ahsa

Shejh Hussein Radhi i cili  u pengua për të falur namazin e xhumasë
Shejh Hussein Radhi i cili u pengua për të falur namazin e xhumasë

Autoritetet saudite penguar faljen e namazit të xhumasë në një xhami në al-Ahsaa, ndërsa tensionet rriten për shkak të ekzekutimit të autoritetit të shquar fetar, Shejh Nimr el-Nimr.

Gazeta elektronike Khabir raportoi se autoritetet saudite mbyllën xhaminë Resul al-Azam në el-Ahsaa, pasi parandaluan  Shejh Hussein Radhi  për të udhëhequr namazin e Xhumasë në xhami..

Gazeta tha se ky veprim vjen pasi Shejh Hussein Radhi  kritikoi  autoritetet saudite.

Ky veprim gjithashtu vjen pasi  disa raporte të medias thanë se Shejh Hussein  Radhi u ftua për t'u marrë në pyetje, sipas gazetes elektronike  Khabir.

Shejh Hussein Radhi kritikoi regjimin saudit për ekzekutimin e Shejh Nimr, për luftën në Jemen, si dhe për ideologjinë tekfiriste të cilën e konsideron se është e përhapur në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Shejh Nimr ishte një mbështetës i zëshëm i protestave masive pro-demokracisë  dhe kundër  Arabisë Saudite, Rijadit, të cilat shpërthyen në Provinca Lindore në vitin 2011, ku shumica muslimane shiite është ankuar gjatë se janë të margjinalizuar.

Burimi: Almanar