Nipi i Ebu Bekr el-Bagdadit u vra në një sulm ajror në lindje të Ramadit
Kryetari i Këshillit Halidija në provincën Anbar, Ali Davudi njoftoi të mërkurën, se nipi i udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi u vra në një sulm ajror në lindje të qytetit Ramadi, në Irak, së bashku me tetë shokët e tij.
Ali Davudi tha në një deklaratë se Sot, Forcat Ajrore të Irakut kryen një sulm ajror në të ashtuquajturën Gjykata e Sheriatit të ISIS-it në zonën Albu Bali në Halidije, në lindje të qytetit Ramadi.
Ali Davudi shtoi, Sulmi rezultoi në vdekjen e Ebu Ahmed el-Samarrai ,nipi i liderit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi, së bashku me tetë shokët e tij, si dhe Adel al-Bilawi, komandanti ushtarak i zonës Albu Bali .