Siria

Menna: Nuk ka një strategji për negociata në Gjenevë

Bashkë-kryetari i Parlamentit Demokratik të Sirisë iu përgjigj pyetjeve të shkrimtarit të YDH, Hasan Sivri.

Kreu i opozitës, i cili njihet për qëndrimin e tij, që në fillim të krizës së Sirisë, kundër përplasjeve ushtarake dhe ndërhyrjes së jashtme, Hejsem Menna u ftua në bisedimet e Gjenevës nën cilësimin e Bashkë-kryetarit të Parlamentit Demokratik të Sirisë.

Ndërsa, periudha e zgjidhjes politike, e cila filloi për herë të parë pas 5 viteve me mbështetjen e të gjithë aktorëve ndërkombëtarë është në rrezik pas tërheqjes së delegacionit të Rijadit, që u formua me iniciativën e Arabisë Saudite, ne vendosëm që, për të mësuar natyrën e negociatave dhe për të marrë mendimet e tij rreth të ardhmes të takohemi me Bashkë-kryetarit e Parlamentit Demokratik të Sirisë, Hejsem Menna.

Hejsem Menna theksoi se asnjë fuqi nuk mund t’i ndajë këto populj duke thënë se “Ne, si popuj të këtij rajoni je një popull i vetem, detyrimisht edhe e ardhmja jonë është një, askush nuk mund të anashkalojë këtë, askush nuk mund të na ndajë.”

Hasan Sivri: Të fillojmë me lajmin e fundit. De Mistura bëri me dije se bisedimet e Gjenevës janë pezulluar deri më 25 shkurt. Sipas jush, cila është arsyeja? Çfarë efekti ka kjo për bisedimet e Gjenevës dhe seriozitetin e tyre?

Hejsem Menna: Fillimisht nëse duam të flasim për bisedimet e realizuara në javët e shkuara, ne kemi thënë që prej ditës së parë se, bisedimet po realizohen me metodën “yama”. Mënyra si po realizohen bisedimet ngjan kështu: sikur po përpiqemi të ngjisim rrugën e malit me një makinë pa benzinë, me një rrotë të plasur, që drejtohet nga një shofer që nuk di ta ngasë. Kjo është mënyra më e mirë për ta shpjeguar gjith çka ndodh.

Fatkeqësisht nuk kishte një strategji të qartë dhe të qarshtër në lidhje me negociatat. Nuk u paraqit një drejtues i qartë dhe i qarshtër për rrugën që do të ndiqej nga  palët që merrnin pjesë dhe pjesëmarrja e tyre në bisedime. Nuk kishte një koordinim as mes elementëve të zyrtarëve të ekipeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të Komisionit të Sigurisë dhe të zotit De Mistura. 

Zoti De Mistura nuk kishte lidhje me pikat 10-14. Këto pika ishin nën autoritetin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Sigurimit. Sekretarit të Përgjithshëm, shumë qartë iu dha detyra që menjëherë pas publikimit të vendimit të Këshillit të Sigurimit të përpilontë raporte rreth performancës brenda një muaji. Megjithatë nuk u përgatit asgjë.

Ne, 15 ditë pas vendimit paralajmëruam që të viheshim në veprim për të arritur përparim në bisedime rreth temave të njerëzve, çështjeve gjyqsore dhe të armëpushimit. Këshilli i sigurimit, i cili mori këtë vendim, nuk ka hedhur asnjë hap konkret në lidhje me këtë temë. Në muajin e parë u dërgova të dyve nga një letër.

Vendimi i Këshillit të sigurimit nuk ishte i qartë. Nuk kemi parë asnjë hap në lidhje me vendimin apo në marrjen e përgjegjësinë. Nuk iu dërgua asnjë mesazh palëve, qoftë Sirisë, qoftë vendeve të tjera.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB dhe Këshilli i Sigurimit nuk janë seriozë”

Pika e parë është kjo. Pikat që i përkasin Sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Sigurimit janë anashkaluar. I thamë Sekretarit të Përgjithshëm, se nëse ai do të kërkonte veprime të menjëhershme, do të mund ta kompesojë situatën. Disa prej këtyre kërkesave ishin, heqja e rrethimit të njerëzve, dhe heqja e embargos ekonomike dhe izolimit, të Europës dhe shteteve të tjera ndaj Sirisë, lënja e lirë e grave dhe fëmijëve nga të dyja palët etj. Situata të këtilla mund të realizoheshin brenda javës. Shumë e thjeshtë.

Askush nuk na ka kthyer ndonjë përgjigje në lidhje me këto tema. Një shkrimtar arab, në një varg të tij thotë: “Si ai që hyn në luftë pa armë”. Domethënë, ti hyn në një përleshje, dhe nuk ke në dorë një armë. Këshilli i Sigurimit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret në lidhje me pikat 10-14.

“Negociata nuk ka as një hartë as një strategji”

Pika e dytë është kjo: Kur unë jap leksione në lidhje me negociatat flas rreth disa pikave thelbësore: Përcaktimi i strategjisë së negociatave. Kornizimi i marrëveshjes së propozuar apo fotografisë së arritur. Fillimi i analizimit të rezultateve të para dhe vlerësimi i hapave që kanë sjellë sukses. Në leksionet që zhvilloj kësaj i vë emrin “4 Pikat e Rëndësishme në Negociata”. Asnjëra prej këtyre pikave nuk gjendet.

''De Mistura i ka thënë çdo pale gjëra të ndryshme''

Pika e tretë: Zoti De Mistura, në disa tema ka përdorur rrugën e “zgjidhjen e problemeve pjesë pjesë”. Domethënë, të shohim çfarë kërkon Hejsim Menna dhe ta kënaqim atë. T’i hedhim një sy edhe delegacionit të Rijadit dhe të mundohemi ta kënaqim edhe atë. Çfarë kërkon qeveria e Damaskut, ta kënaqim edhe atë. Kur bëjnë bisedime me këto tri palë nuk përdorin të njëjtën gjuhë. Njërit delegacion i thonë “Ka vetëm një delegacion dhe ai jeni ju”, qeverisë së Damaskut i thonë “Ka tri delegacione”. Mundohen t’i kënaqin të gjithë duke u thënë gjëra të ndryshme. Sigurisht që ka pika ku del në pah e vërteta e hidhur. Përshembull, në një rast u zbulua se është thënë “Hejsem Menna dhe delegacioni i tij do të marrin pjesë si këshilltarë ”

(Duke qeshur) Tani unë bëj punën e këshilltarit për 10 mijë dollarë. Mesa duket deshën të më merrnin si këshilltar pa pagesë. Të paktën të ma kishin dërguar ftesën si këshilltar dhe jo si pjesëmarrës (duke qeshur me të madhe). Kjo është një situatë shumë qesharakë. Ndërsa, kur takohen me ne na thonë “Delegacioni juaj është ai kryesori dhe ju jeni kryetari i saj”. Domethënë, çdo pale u thonë gjëra të ndryshme.

Hasan Sivri: Cila është arsyeja kryesore pse De Mistura pezulloi bisedmet në Gjenevë?

Hejsem Menna: Duke theksuar respektin që gëzoj për zoti Kerry dhe Lavrov shpreh se kanë ndërhyrë në çdo fazë. Kjo situatë preku më së shumti De Misturan. De Mistura, kur donte të kthehej për nga e majta, dikush vinte dhe e kthente për nga e djathta, dhe kur donte të kthehej për nga e djathta dikush e tërhiqte drejt së majtës. Për shembull, kur De Mistura dëshironte t’i dërgonte një mesazh ose një letër dikujt, dikush vinte dhe i thoshte “Jo, nuk është koha e duhur për këtë”. Arabët kanë një fjalë të urtë, të cilën kam përshtypjen se e përdorin edhe turqit: Nëse rritet numri i kuzhunjerëve, digjet ushqimi. Edhe kjo është një situatë e këtillë. Ka shumë kuzhunjerë. Unë e kam spikatur këtë situatë dhe ua kam thënë të gjithëve. Vëllai im Hasan, edhe kur folëm dje, të pata pata thënë paraprakisht ty për pezullimin e negociatave, unë i kisha dhënë kohë deri të premten. Dukej qartë se do të shtyhej. Për mua, dita e fundit ishte e premtja.  

Ashtu siç e përngjasova edhe më parë, i kanë futur të gjithë në një makinë të lodhur, është një makinë që do të ngjisë malin pa goma dhe pa benzinë. Kjo makinë nuk mund ta vazhdojë rrugën në këtë gjendje. Ishte e nevojshme që kjo makinë të ndalohej dhe të riparohej. Kjo ishte ajo që ndodhi në Gjenevë.

“Fillimisht hynë në sallën e bisedimeve 14 persona nga delegacioni im, më pas hyjë unë”

Hasan Sivri: Doktor Menna, në listën tuaj morrën ftesë 12 persona. Janë 5 kurtë dhe një turkmen që nuk morri ftesë. Veç kësaj, nuk morri ftesë as PYD. A prisni të merrni ftesë para se të fillojnë bisedimet e pezulluara? Çfarë atmosfere gjendet në Gjenevë në lidhje me këtë çështje?

Hejsem Menna: E kam thënë edhe më parë. Po e përsëris shkurtimisht. Ne nuk do të hyjmë në sallën e bisedimeve pa qenë i gjithë delegacioni. Pra, delegacioni i negociatave do të përbëhet nga 15 veta. Pa qenë i plotë delegacioni ynë, pra pa hyrë 14 veta në sallën e negociatave nuk do të hyjë as unë. Fillimisht, unë  do të shoh që delegacioni im gjendet në atë sallë, më pas do të zë vendin tim. Jemi të qartë në këtë çështje. Nëse kjo nuk ndodh, unë do të ulem këtu, në zyrën time.

Hasan Sivri: Si e analizoni luftën kundër grupimeve të lidhura me Alkaiden nga ushtria siriane dhe aleatët e saj, bashkë me ndihmën e Rusisë? Dje u arritën përparime në qytetet e Nubbul dhe Zehra dhe në veri të Halepit.

Hejsem Menna: Unë mendoj se edhe para vendimit të Këshillit të Sigurimit, rusia dhe Siria kanë marrë vendimi ushtarak për tu rivendosur në rajonet strategjike në veri të Sirisë. Për këtë arsye, rusët, në marrëveshje me amerikanët, vazhduan operacionet ushtarake pa hedhur asnjë hap as kundër forcave ruse, as kundër forcave të Kolaicionit. Siç edhe shihet, as në raportet e Kombeve të Bashkuara as në bisedimet në Vjenë, nuk i është dalë kundër Rusisë në lidhje me këtë çështje. Pavarësisht se, në çfarë faze gjenden bisedimet dhe negociatat, është një plan që vihet në zbatim në fushë.

Kjo situatë lidhet me dy çështje. Fillimisht, nuk kanë asnjë bindje se zgjidhja politike e vetme, pa ndryshimin ushtarak, mund të jetë një zgjidhje. Nëse më pyesni mua, unë nuk i bashkohem këtij mendimi. Unë mendoj se mund t’i zgjidhim problemet që hasim, vetëm me nëpërmjet rrugëve politike. Kur vëzhgojmë se çfarë po ndodh, shohim se gjithkush vepron sipas bindjes së tij vetjake. Shohm se ndryshimin ushtarak e ka mundësuar Rusia me anë të operacioneve ajrore dhe me veprime në fushëbetejë. Kjo situatë mund të përdoret si një kartë presioni gjatë negociatave dhe zgjidhjeve të problemeve. Siç e shohim edhe në rastin e rrethimit të qyteteve të Nubbul dhe Zehras.

“Inteligjenca turke dhe Alkaide punojnë të koordinuara”

Hasan Sivri: Merreni si të qenë se në veri të Sirisë gjenden grupime që kanë lidhje me Alkaiden, tekfirxhinjë dhe ISIS. Si do të azgjësohen këto?

Hejsem Menna: Unë mendoj se është një gabim i madh emërtimi i disa grupimeve të armatosura si “ë moderuarit”. Këto grupime nuk i kanë ndërprerë lidhjet me Nusran, përkundrazi, ato kanë lidhur një aleancë. Përveç kësaj, kohë e fundit kemi parë haptazi edhe diçka. Pala turke, veçanërisht inteligjenca turke, më shumë se me grupimet që njihen “të moderuara”, është kë koordinim me Alkaiden. Sipas tyre, grupimet e tjera nuk dukeshin të fuqishme, dhe ata kishin nevojë për Alkaiden për sulmet. Ndërsa gjendemi në një situatë të këtillë, për të arritur në armëpushim na duhet të zotërojmë një rrugë udhërrëfyese.

“Në Siri ndodhen tri fusha ushtarake: Udhëheqja Damaskur, Ata që pranojnë zgjidhjen politike dhe terroristët”

Unë jam gjendur në më shumë se 10 negociata në rajonet ku ka përplasje ushtarake. Territorin në Siri mund ta ndajmë në tri fusha ushtarake. Të themi se rajonin A e kontrollon qeveria siriane. Ndërsa rajonin B të themi se e kontrollon pala që pranon zgjidhjen politike. Duke filluar nga celulat në veri dhe jug, duke përfshirë edhe Forcat Demokratike të Sirisë dhe përfshirë këtu të gjitha mendësitë e tjera për zgjidhjen politike. Ndërsa rajoni C i terroristëve, siç janë emëruar edhe nga palët ndërkombëtare, rajoni i armëve.

Marrëzia është se edhe në rajonin B, në rajonin ku pranohet zgjidhja politike bëjnë pjesë edhe disa grupime të armatosura. Këto grupime i kanë ndërprerë marrëdhëniet me Nusran. Ashtu siç e kemi parë edhe në Idlib. Për këtë arye është e pamundur të ndajmë nëveri, rajonin B nga rajoni C. Rusët kanë përfituar nga kjo pikë e dobët në operacionet e tyre. Rusët thonë: “Vendimi i Këshillit të Sigurisë është i qartë: Sulmoni jo vetëm organizatat terroriste, por në të njëjtën kohë edhe organizatat që bashkëpunojnë”.

Për këtë arsye, rusët gjenden brenda kornizave të ndërkombëratërve në këto operacione. Ne i kemi dërguar mesazh celulave në veri. U kemi thënë atyre: “Kjo aleancë (me Nusran), jo vetëm bie në kundërshtim me natyrën tuaj, por bie në kundërshtim edhe me qëllimet tuaja; sepse kështu do merreni nëpërkëmbë.” Për sa kohë jeni në aleancë me Nusran, edhe dënimin do ta vuani si Nusra.

Hasan Sivri: Çfarë mendoni për delegacionin e Rijadit? Në këtë delegacion ka persona si Muhammed Allush, të cilët e cilësojnë demokracinë së femohim dhe është përfaqësues i organizatave të tilla si Ushtria Islame.

Hejsem Menna: Biz kendi heyetimiz adına konuşayım, heyetimizde savaş suçu işlemiş birinin olmasını kabul etmeyiz. Biz adil bir geçişin sağlanmasını ve savaş suçu işleyenlerin hesaba çekilmesini istiyoruz. Heyetimde savaş suçu işlemiş biri varken bütün bunları nasıl gerçekleştirebilirim? 

Të flasim në emër të delegacionit tonë, ne nuk pranojmë në delegacionin tonë persona që kanë kryer krime lufte. Ne duam që të sigurojmë një rrjedhë të drejtë dhe të vuajnë dënimin ata që kanë kryer krime lufte. Si mund t’i ralizojmë këto, nëse në delegacionin tonë do të kishte një person që ka kryer krime lufte?

Burimi: Yakın Doğu Haber