İran

Imam Humeini (r.a.) demonstroi madhështinë e Islamit në botë

Një anëtar i Kuvendit të Iranit theksoi se themeluesi i Republikës Islamike, Imam Humeini (r.a.), e ka tregua madhështinë e Islamit dhe Civilizimin Islam në botë.

Duke folur në një ceremoni të mbajtur në qytetin jugor të Shahrekord për të shënuar përvjetorin e kthimit të Imam Humeinit nga mërgimi në Paris, Hussein Mozaffar tha se arritja më e madhe e Imam Humeinit në revolucion ishte ringjallja e fesë dhe demonstrimi i i dinamizmit dhe madhështisë të Civilizimit Islam.

Ai theksoi se Islami ishte arsyeja, kurse xhamitë dhe objektet tjera ishin origjina e revolucionit dhe që u drejtua drejt fitores nga Imam Humeini, një udhëheqës fetar.

Hussein Mozaffar gjithashtu vuri në dukje se sloganet e revolucionit ishin në burimet, rrënjët, në mësimet Kur'anore dhe në shkollën e Ashures.

Imam Humeini (r.a.) u kthye nga mërgimi më 1 shkurt, 1979 dhe udhëhoqi revolucionin deri në fitore dhjetë ditë më vonë më 11 shkurt.

Revolucioni Islamik i udhëhequr nga i ndjeri Imam Humeini krijoi një sistem të ri politik të bazuar në vlerat Islame dhe demokracisë.

Çdo vit, në ditët në mes të 1 deri më shkurt, që njihen si 10 Ditët e Sabahut,  populli i Iranit vërshon nëpër rrugë me miliona për të përkujtuar fitoren e madhe të Revolucionit Islamik.

Burimi: IQNA News