Amerike

Politika amerikane është pengë e terroristëve

Në dhjetor 2016, sondazhet treguan se një në gjashtë amerikanë , rreth  16% e popullsisë, tashmë e identifikon terrorizmin si problem më të madh kombëtarë, dhe se politika amerikane është rrëmbyer nga terroristët. Disa politikanë kanë filluar ta quajnë betejën e terrorizmit “ Lufta e Tretë Botërore” .

 Donalld Tramp thekson: “ Terrorizmi është një formë teatri. Terroristët janë më të interesuar në tërheqjen e vëmendjes dhe në vendosjen e problemit të tyre të agjendës se sa janë të interesuar për numrin e vdekjeve që shkaktojnë.

Shteti Islamik ISIS i kushton vëmendje të veçantë skenografisë. Prerjet barbare të kokave që transmetohen dhe shpërndahen përmes medias sociale krijohen posaçërisht për të tronditur dhe shkaktuar zemërim – dhe rrjedhimisht për të tërhequr vëmendjen. Duke ekzagjeruar efektet e tyre dhe duke bërë çdo terrorist të kap lajmet kryesore, ne bëjmë lojën e tyre. Terrorizmi nuk është kërcënim më i madh me të cilin përballen vendet e zhvilluara. Terrorizmi vret shumë më pak njerëz se sa aksidentet automobilistike apo cigaret. Në të vërtet, në këtë pikëpamje terrorizmi nuk është madje as një kërcënim i madh- por as i vogël, gjithsesi. Ka më shumë gjasa që dikush të vritet nga një rrufe se sa të vritet nga një terroristë.