Ukraina

Protestat eskalojnë në Ukrainë

Gjatë ditës së kaluar kryetari ukrainas Janukoviç ka ofruar një varg koncesionesh opozitës, duke përfshirë lirimin e protestuesve të arrestuar dhe revidimin e ligjit kundër protestës. Por, pas shpalljes së tij kanë filluar konfliktet e reja në qendër të Kievit, që qartë tregon se opozita, apo segmenti i saj radikal nuk është e interesuar për bisedime, por si cak e kanë rrëzimin e pushtetit legjitim shtetëror. Konfliktet janë shndërruar në konflikt “tipik” në mes protestuesve dhe policisë, disa demonstrues janë vrarë, ndërsa mbrëmë është vrarë edhe një pjesëtar i policisë. Në të njëjtën kohë protestuesit radikal kanë sulmuar dhe kanë marrë tri pjesëtar të policisë në ndërtesën e afërt të kuvendit të okupuar. Njëri nga policët e rrëmbyer është plagosur me thikë, më pastaj është lëshuar dhe është hospitalizuar. Gjendja e dy policëve tjerë nuk është e njohur.

 

         Gazetarët në Kiev transmetojnë se në mes policisë dhe protestuesve gjendet muri i zjarrtë të cilin protestuesit e mbajnë nën zjarr. Në të njëjtën kohë policinë e gjuajnë me gurë dhe me kokteje molotov. Policia ka marrë urdhër të prerë të mos i përgjigjet me forcë të plotë, por të kundërpërgjigjen me plumba gome dhe granata flesh. Reporteri Peter Oliver transmeton për RT:“ Protestuesit brohorisin” Lavdi Ukrainës, lavdi heronjve, lavdi kombit, vdekje armikut”, nuk ka kurrfarë shenjash të pushimit këtu”. Opozita pret rolin më të madh të sponsorëve të vet politik, duke theksuar se kjo krizë nuk do të mund të zgjidhet pa ndërmjetësues perëndimor, me fjalë tjera pa ndërhyrje të perëndimit.

 

         Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian Shtefan Fyle dje është takuar me kryetarin ukrainas Janukoviçin në Kiev. Në të njëjtën kohë njëri prej liderëve të opozitës, Vitalij Kliçko, ka porositur:” Ndërmjetësuesit ndërkombëtar patjetër duhet kyçen në diskutim për krizën ukrainase. Janukoviçi ka shpall lutë kundër popullit të vet, në vend që të ndal konfrontimin  dhe të afrohet situatës me mendim të shëndoshë, ai po përpiqet të mbaj pushtetin me çmimin e gjakderdhjes dhe destabilizimit të shtetit. Ai duhet patjetër të ndalet”, ka thënë Vitali Kliçko.

 

         Me rastin e fjalimit të vet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Xhon Keri ka deklaruar se:” SHBA-ja do të qëndrojë me popullin e Ukrainës. Po punojmë me partnerët tanë lidhur me çështjen e presionit në pushtetin ukrainas që të heqin dorë nga dhuna dhe të përqendrohen në shqetësimet e protestuesve të qetë, të pranojnë dialogun”.

 

Burimi: RT, CNN