Kosova

Opozita në Kosovë nuk trembet nga përplasjet me SHBA

Në Zonën e Debatit në TV KLAN  i dha mendimet dhe sugjerimet  e tij ztr. Abdixhiku. Qytetarët e Kosovës këto  mendime dhe sugjerime i konsiderohen si mendime qyqare dhe fobuese. Njëkohësisht këto sugjerime dëshirojnë të fusin frikë në opozitën duke synuar që ata ti përulen urdhrave të SHBA-së ngase sipas tij : “Përplasja me qëndrimet zyrtare me investuesit më të madh në vend,përplasja me sponsorizuesin e pavarësisë dhe sovranitetit, sepse ne jemi të lirë për shkak të SHBA-ve, kjo është shumë e gabueshme.”

“Me siguri intervenimi ndërkombëtar për zgjidhje të krizës do të vijë më një pako të qartë, pasi nuk ka kohë për shtjellime të shumta. Po flitet për një intervenim të tillë, ai mund të vijë në formën e koalicionit të tanishëm, sic është formimi i qeverisë PDK-LDK”,

“Qëndrimi i SHBA-ve ka qenë shumë i qartë me anë të vizitës së Kerryt. Që ne do t’i mbështesim marrëveshjet dhe ne i dënojmë skenat e gazit në Kuvend,” tha Abdixhiku.

Më tej Abdixhiku është shprehur edhe për përplasjet e partive opozitare me SHBA-të, ai ka cilësuar se gjithçka çfarë Kosova ka në njëfarë mënyre e ka nga ndihma e SHBA-ve dhe përplasja më këtë vend mik sipas analistit është shumë e gabueshme dhe mund të ketë kosto.

“Nëse Opozita mendon që përplasjen ta rregulloj me ardhjen në pushtet kjo mund t’i kushtojë shumë më shumë. Është shumë lehtë që para ndërkombëtarëve mund të dilet me një platformë të qartë të sinqertë.”