Në për kujtim të Amir Kabirit
Mirza Teki Farahani ka lindur në vitin 1807 në Farahan, Iran, i gëzon titujt Ataback -e Azam ( Prinjësi i Madh), Amir Nezaam (Princi i Shtetit ) dhe Amir Kabir (Princi i Madh ), është një nga politikanët më të mëdhenj në dy shekuj e fundit në Iran. Ai ka filluar reformat që shënojnë fillimin me sukses të modernizimit të Iranit.
Sipas faqes Iran Review, duke cituar
Shoqërinë e Dhomës së Iranit, qysh në moshë të re Mirza Teki ka mësuar të lexojë dhe shkruajë pavarësisht
origjinës së tij të pëvuajtur. Për shkak të dhuratës së tij nga Zoti, me
talentin e tij ai zotërui njohuritë e nevojshme dhe aftësitë kur ende ishte në
moshë shumë të re.
Ai u bashkua me burokracinë
provinciale si sekretar dhe me aftësitë e tij, me shpejtësi ka përparuar në kuadër
të hierarkisë së administratës. Në vitin 1829, si një anëtar i ri i një misioni
të Iranit në Shën Petersburg , ai për së afërmi vërejti fuqinë e Rusisë,
fqinjin e madh të Iranit.
Ai arriti në përfundimin se reforma
të rëndësishme dhe themelore janë të nevojshme në qoftë se Irani dëshiron për
të mbijetuar si shtet sovran.
Si ministër në Azerbajxhan, ai ishte
dëshmitar i pamjaftueshmërisë së administratës
provinciale iraniane, dhe gjatë qëndrimit në Turqinë Osmane ai studioi
përparimin e tyre drejt modernizimit. Pas kthimit të tij në Iran, në vitin 1847,
Mirza Teki u emërua nga Muhammed Shah i dinastisë Kaxhar si përfaqësue në
oborrin e princit, Naser ud- Din, në Azerbajxhan.
Me vdekjen e Muhammad Shahut, në vitin 1848, Mirza Teki ishte kryesisht
përgjegjës për të siguruar vazhdimësinë e Princi të Kurorës në fron. Si mirënjohje, mbreti i ri e emëroi
atë ministër dhe i dha për grua motrën. Në këtë kohë, Mirza Teki mori titullin
Amir Kabir .
Ai u emërua Kryeministër në një kohë
kur punët e vendit ishin shkatërruar
plotësisht dhe sistemi i brendshëm, po ashtu, ishte shkatërruar. Irani ishte një
shtet praktikisht i falimentuar, qeveria
qendrore ishte e dobët, provincat e saj ishin pothuajse autonome.
Gjatë dy viteve e gjysmë, Amir Kabiri ka filluar dhe zhvilluar reforma të rëndësishme, në pothuajse të gjithë sektorët e shoqërisë.
Shpenzimet e qeverisë u shkurtuan,
dhe një dallim është bërë midis pronës private asaj publike. Instrumentet e
administratës qendrore u riorganizuan dhe Amir Kabiri mori përgjegjësinë për të
gjitha fushat e burokracisë.
Ndërhyrja e jashtme në punët e
brendshme të Iranit u cungua, dhe tregtia e jashtme ishte inkurajuar. Janë
ndërmarrë punë me rëndësi publike, si
pazar në Teheran.
Një kolegj i ri, Dar – ul Fonun, ishte
themeluar për të trajnuar një grup të ri të administratorësh dhe për të
përvetësuar njohuri në fushën e teknologjisë moderne. Ndër arritjet e tij të
tjera ishte edhe themelimi i një gazete
të quajtur Vakaje Etefakieh ( Ngjarje të ndodhura. )
Ka korrur suksese në çështjet
politike, ka patur marrëdhënie me vende të tjera, fqinje dhe të largëta, ai, gjithashtu,
mori pjesë në hapjen e ambasadave iraniane në të gjithë botën.
Ambasadorët e vendeve të mëdha në Iran
u sollën në një mënyrë ashtu siç pritej nga Kryeministri i një qeverie të
pavarur dhe vetë- qeverisëse.
Me një vullnet të fortë dhe të qëndrueshëm, Amir Kabiri vazhdoi reformat e tij dhe vetëm i rezistoi mbretit despotik, egoist, tiran të Dinastisë Kaxhar, së bashku me të afërmit e tij të korruptuar, midis të cilëve disa ishin përjashtuar nga qeveria.
Ata e shikonin Amir Kabirin si një kërcënim për interesat e tyre, nuk donin zgjimin social, prandaj ata formuan një koalicion kundër tij, ku Nëna Mbretëreshë ishte aktive. Ajo e bindi Shahun e ri se Amir Kabiri po kërkon për të uzurpuar fronin!
Në muajin tetor, 1851, Shahu e shkarkoi
atë dhe e përzuri atë në mërgim, në Kashan, ku ai u vra me urdhër të Shahut në vitin 1852. Historianët dhe ata që kanë njohuri për Amir
Kabirin, që kanë studiuar jetën e tij, e vlerësojnë dhe e konsiderojnë atë si
një njeri të madh dhe të shquar.