İran

Kryetari i Iranit: Nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën në Siri

Kryetari i Iranit Hassan Rouhani tha se kriza në Siri duhet të zgjidhet me mjete jo- ushtarake, dhe bëri thirrje për përpjekje kolektive t’i dalur përpara terrorizmit në rritje në regjion.


     Duke folur në një takim me Kryeministrin e Hollandes, Mark Rutte në margjinat e  Forumit Ekonomik Botëror të 44-, i cili aktualisht është duke u zhvilluar në Davos, Zvicër, Rouhani tha se Irani ka theksuar gjithmonë rëndësinë e plotësimit të kërkesave të popullit sirianë.


    Të gjithë ne duhet së bashku të luftojmë terrorizmin në të gjithë rajonin, që çështja siriane nuk ka zgjidhje ushtarake dhe përhapja e terrorizmit nuk është në favor të ndonjë shteti, shtoi presidenti.


     Për sa i përket lidhjeve Iran- Hollandë, Hassan Rouhani theksoi se të dyja palët gëzojnë kapacitete të madha për të rritur marrëdhëniet në përgjithësi, kurse bashkëpunimin ekonomik në veçanti.
      Kryetari Hassan Rouhani theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Iran - Hollandë në fushën industriale,  shkencore, të ndërtimit, të naftës dhe të energjisë.


      Kryeministri hollandez, nga ana e tij, tha se të dy shtetet, Irani dhe Hollanda, duhet të zhvillojnë lidhjet kulturore dhe historike, duke shtuar se vendi i tij bën thirrje për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Iranin.


    Mark Rutte përsëriti rolin pozitiv të Iranit në zhvillimet rajonale, duke shtuar  se të gjitha partitë politike hollandeze besojnë se Irani mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës siriane.